Berisha vulos marrëveshjen me Greqinë për ngritjen e varreve të ushtarëve në Shqipëri
Në të njëjtën ditë ku Shqipëria
pret miratimin e
MSA nga pala greke, qeveria
shqiptare vendos të miratojë
në parim marrëveshjen me
Greqinë për kërkimin, zhvarrimin
dhe identifikimin e ushtarëve
grekë të rënë në Shqipëri gjatë
luftës greko-italiane të vitit 1940-
1941. Megjithëse ky vendim i
qeverisë shqiptare ishte i paralajmëruar
edhe më parë, miratimi
i tij i djeshëm në mbledhjen e
Këshillit të Ministrave duket qartë
si një mënyrë shkëmbimi mes
dy vendeve fqinje për të marrë
secila atë që dëshiron më shumë
dhe që e ka më të shenjtë.
Në mbështetje të nenit 100
të Kushtetutës dhe të nenit 5, të
ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për
lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve
ndërkombëtare", me
propozimin e ministrit të Punëve
të Jashtme, Këshilli i Ministrave
vendosi miratimin, në parim, të
marrëveshjes së bashkëpunimit,
ndërmjet Këshillit të Ministrave
të Republikës së Shqipërisë dhe
qeverisë së Republikës së Greqisë,
për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin
dhe varrimin e ushtarakëve
grekë, të rënë në Shqipëri
gjatë luftës greko-italiane, të vitit
1940-1941, dhe për ndërtimin e
vendprehjes për ta, në territorin
e Republikës së Shqipërisë. Vendimi
i miratuar dje në mesditë
në Tiranë nga qeveria shqiptare
ka hyrë në fuqi menjëherë. Gjithmonë
sipas palës greke, varrezat
janë kërkuar që të ndërtohen në
Këlcyrë, Ersekë, Çiflik të Korçës
dhe Bularat. Pra, Kosina dhe
konflikti që ajo shkaktoi, kur në
maj 2006 u zhvarrosën eshtrat e
banorëve të zonës me pretekstin
e gjetjes së varreve të ushtarëve
grekë, nuk e kanë ndalur, siç
shihet, projektin e Athinës për të
krijuar varreza ushtarësh në disa
lokalitete të Jugut, por kanë marrë
edhe zyrtarisht ‘OK‘ e qeverisë
shqiptare.
pret miratimin e
MSA nga pala greke, qeveria
shqiptare vendos të miratojë
në parim marrëveshjen me
Greqinë për kërkimin, zhvarrimin
dhe identifikimin e ushtarëve
grekë të rënë në Shqipëri gjatë
luftës greko-italiane të vitit 1940-
1941. Megjithëse ky vendim i
qeverisë shqiptare ishte i paralajmëruar
edhe më parë, miratimi
i tij i djeshëm në mbledhjen e
Këshillit të Ministrave duket qartë
si një mënyrë shkëmbimi mes
dy vendeve fqinje për të marrë
secila atë që dëshiron më shumë
dhe që e ka më të shenjtë.
Në mbështetje të nenit 100
të Kushtetutës dhe të nenit 5, të
ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për
lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve
ndërkombëtare", me
propozimin e ministrit të Punëve
të Jashtme, Këshilli i Ministrave
vendosi miratimin, në parim, të
marrëveshjes së bashkëpunimit,
ndërmjet Këshillit të Ministrave
të Republikës së Shqipërisë dhe
qeverisë së Republikës së Greqisë,
për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin
dhe varrimin e ushtarakëve
grekë, të rënë në Shqipëri
gjatë luftës greko-italiane, të vitit
1940-1941, dhe për ndërtimin e
vendprehjes për ta, në territorin
e Republikës së Shqipërisë. Vendimi
i miratuar dje në mesditë
në Tiranë nga qeveria shqiptare
ka hyrë në fuqi menjëherë. Gjithmonë
sipas palës greke, varrezat
janë kërkuar që të ndërtohen në
Këlcyrë, Ersekë, Çiflik të Korçës
dhe Bularat. Pra, Kosina dhe
konflikti që ajo shkaktoi, kur në
maj 2006 u zhvarrosën eshtrat e
banorëve të zonës me pretekstin
e gjetjes së varreve të ushtarëve
grekë, nuk e kanë ndalur, siç
shihet, projektin e Athinës për të
krijuar varreza ushtarësh në disa
lokalitete të Jugut, por kanë marrë
edhe zyrtarisht ‘OK‘ e qeverisë
shqiptare.