Greqia shpejton hyrjen e Shqipërisë në BE
Mbyllet me "fund të lumtur"
pas tre vitesh,
odiseja e ratifikimit
të Marrëveshjes së
Stabilizim-Asocimit të Bashkimit
Evropian me Shqipërinë nga të
gjitha parlamentet e vendeve
anëtare. Dhe nderin për të vulosur
këtë akt të rëndësishëm e
ka pasur Greqia, vendi më i afërt
me ne që është anëtar i BE-së,
por me të cilin nuk shkojnë vaj
relacionet dypalëshe, duke u
shoqëruar me ulje-ngritje. Në seancën
e mbrëmshme, Parlamenti
i Greqisë ka votuar me shumicë
votash, hapjen e dritës jeshile për
Shqipërinë për t‘u bërë vend kandidat,
e për të vazhduar hapat për
integrimin e mëtejshëm. Seanca
e legjislativit të Athinës ka nisur
me debat normal gjatë pasdites së
djeshme, por si atmosferë ka pasur
një tubim të një grupi nacionalistësh
grekë dhe disa persona
që quheshin minoritarë shqiptarë,
të cilët kanë protestuar dhe kanë
kërkuar mos ratifikimin e MSA-së.
Protesta ishte organizuar nga disa
persona që thanë së janë banorë
të Nivicës, të cilët kundërshtuan
ratifikimin e MSA për Shqipërinë.
Në kryeqytetin grek, në protestë
morën pjesë rreth 200 persona,
150 prej të cilëve shqiptarë me
origjinë greke nga jugu i Shqipërisë
dhe 50 nga grupi i djathtë
ekstremist grek. Ndërkohë, një
deputet i së djathtës ekstreme ka
deklaruar për TCH se partia e tij
nuk do ta votojë MSA-në. Sipas
partisë nacionaliste greke LAOS,
dhe sipas shoqatës OMONIA,
Shqipëria nuk respekton të drejtat
e vorio-epiriotëve, dhe si rezultat
nuk duhet të jetë pjesë e ratifikimit
të MSA-së. Deklarata e ultranacionalistëve
është kundërshtuar nga
deputetët e PASOK dhe "Nea Demokratia",
sipas të cilëve integrimi
i Shqipërisë në BE është dhe një
kusht më shumë për mbrojtjen
e minoriteteve. Madje, deputetë
të PASOK propozuan dhënien e
nënshtetësisë greke për të gjithë
fëmijët e emigrantëve që kanë
lindur në Greqi, propozim i cili u
kundërshtua nga nacionalistët.
Deputetë të tjerë kërkuan që
integrimi i Shqipërisë në Bashkimin
Evropian të mos jetë thjesht
integrim gjeografik, por integrim
thelbësor.
Aplikimi
Kryeministri Berisha pret qëndrimin
e Komisionit Evropian për
të kërkuar statusin e vendit kandidat
në BE. Fundi i muajit shkurt
pretendohet të jetë edhe afati i
fundit për paraqitjen e kërkesës së
Shqipërisë drejt presidencës çeke.
Shefi i qeverisë e ka bërë publik
qëndrimin e tij gjatë takimit me
zëvendëskryeministrin dhe ministrin
e Jashtëm të Dukatit të Madh
të Luksemburgut, Jean Asselborn.
Ministri i Luksemburgut shprehu
mbështetjen e plotë të Luksemburgut
për liberalizimin e vizave
mes Shqipërisë dhe Bashkimit
Evropian, ndërsa theksoi se vendi
i tij do të ratifikojë protokollin
e anëtarësimit të Shqipërisë në
NATO para muajit prill. Marrëveshja
e Stabilizim-Asocimit është
firmosur nga Kryeministri Berisha
më 12 qershor të vitit 2006. Faza e
ratifikimit tani ia lë vendin një faze
tjetër, e cila është faza e përputhjeve
të standardeve me Bashkimin
Evropian, që është shumë e rëndësishme
për të marrë statusin e kandidatit.
Më pas vijon faza e tretë, që
është anëtarësimi me të drejta të
plota në Bashkimin Evropian, e cila
sipas të gjitha gjasave do të zgjasë
për të paktën 7-10 vjet. Në fakt,
anëtarësimi varet edhe nga klima
e përgjithshme e popullsisë evropiane,
e cila nuk po reagon shumë
pozitivisht ndaj zgjerimit.
pas tre vitesh,
odiseja e ratifikimit
të Marrëveshjes së
Stabilizim-Asocimit të Bashkimit
Evropian me Shqipërinë nga të
gjitha parlamentet e vendeve
anëtare. Dhe nderin për të vulosur
këtë akt të rëndësishëm e
ka pasur Greqia, vendi më i afërt
me ne që është anëtar i BE-së,
por me të cilin nuk shkojnë vaj
relacionet dypalëshe, duke u
shoqëruar me ulje-ngritje. Në seancën
e mbrëmshme, Parlamenti
i Greqisë ka votuar me shumicë
votash, hapjen e dritës jeshile për
Shqipërinë për t‘u bërë vend kandidat,
e për të vazhduar hapat për
integrimin e mëtejshëm. Seanca
e legjislativit të Athinës ka nisur
me debat normal gjatë pasdites së
djeshme, por si atmosferë ka pasur
një tubim të një grupi nacionalistësh
grekë dhe disa persona
që quheshin minoritarë shqiptarë,
të cilët kanë protestuar dhe kanë
kërkuar mos ratifikimin e MSA-së.
Protesta ishte organizuar nga disa
persona që thanë së janë banorë
të Nivicës, të cilët kundërshtuan
ratifikimin e MSA për Shqipërinë.
Në kryeqytetin grek, në protestë
morën pjesë rreth 200 persona,
150 prej të cilëve shqiptarë me
origjinë greke nga jugu i Shqipërisë
dhe 50 nga grupi i djathtë
ekstremist grek. Ndërkohë, një
deputet i së djathtës ekstreme ka
deklaruar për TCH se partia e tij
nuk do ta votojë MSA-në. Sipas
partisë nacionaliste greke LAOS,
dhe sipas shoqatës OMONIA,
Shqipëria nuk respekton të drejtat
e vorio-epiriotëve, dhe si rezultat
nuk duhet të jetë pjesë e ratifikimit
të MSA-së. Deklarata e ultranacionalistëve
është kundërshtuar nga
deputetët e PASOK dhe "Nea Demokratia",
sipas të cilëve integrimi
i Shqipërisë në BE është dhe një
kusht më shumë për mbrojtjen
e minoriteteve. Madje, deputetë
të PASOK propozuan dhënien e
nënshtetësisë greke për të gjithë
fëmijët e emigrantëve që kanë
lindur në Greqi, propozim i cili u
kundërshtua nga nacionalistët.
Deputetë të tjerë kërkuan që
integrimi i Shqipërisë në Bashkimin
Evropian të mos jetë thjesht
integrim gjeografik, por integrim
thelbësor.
Aplikimi
Kryeministri Berisha pret qëndrimin
e Komisionit Evropian për
të kërkuar statusin e vendit kandidat
në BE. Fundi i muajit shkurt
pretendohet të jetë edhe afati i
fundit për paraqitjen e kërkesës së
Shqipërisë drejt presidencës çeke.
Shefi i qeverisë e ka bërë publik
qëndrimin e tij gjatë takimit me
zëvendëskryeministrin dhe ministrin
e Jashtëm të Dukatit të Madh
të Luksemburgut, Jean Asselborn.
Ministri i Luksemburgut shprehu
mbështetjen e plotë të Luksemburgut
për liberalizimin e vizave
mes Shqipërisë dhe Bashkimit
Evropian, ndërsa theksoi se vendi
i tij do të ratifikojë protokollin
e anëtarësimit të Shqipërisë në
NATO para muajit prill. Marrëveshja
e Stabilizim-Asocimit është
firmosur nga Kryeministri Berisha
më 12 qershor të vitit 2006. Faza e
ratifikimit tani ia lë vendin një faze
tjetër, e cila është faza e përputhjeve
të standardeve me Bashkimin
Evropian, që është shumë e rëndësishme
për të marrë statusin e kandidatit.
Më pas vijon faza e tretë, që
është anëtarësimi me të drejta të
plota në Bashkimin Evropian, e cila
sipas të gjitha gjasave do të zgjasë
për të paktën 7-10 vjet. Në fakt,
anëtarësimi varet edhe nga klima
e përgjithshme e popullsisë evropiane,
e cila nuk po reagon shumë
pozitivisht ndaj zgjerimit.