Tepelenë, shoqatat atdhetare protestojnë kundër Bollanos e Kserës
Gjyqi në ngarkim të dy
djemve nga fshati Toç i Tepelenës,
Orgen Hasanbejkaj
dhe Luan Halili që gjykohen në
gjendje të lirë me akuzën e organizimit
të një tubimi të paligjshëm
është shoqëruar dje me një protestë
të dhjetëra qytetarëve. Gjyqi
u shty dje për shkak të mungesës
për arsye shëndetësore e prokurorit
të çështjes, Përparim Mele,
dhe seanca e radhës është lënë
për 28 janar. Historia e procedimit
penal të dy djemve nga fshati Toç
nis me ngjarjen e datës 28 qershor,
kur ata së bashku me një grup
të rinjsh organizuan një tubim
në hyrje të fshatit të tyre, për të
protestuar kundër deklaratave antishqiptare
të kryetarit të Bashkisë
së Himarës, Vasillaq Bollano, dhe
kundër prefektit të Gjirokastrës,
Spiro Ksera, për pjesëmarrjen e tij
në takimin "panepirot" në Konicë
të Greqisë. Në mbështetje të dy
të rinjve që ndiqen penalisht në
gjendje të lirë janë rreshtuar një
sërë shoqatash atdhetare shqiptare
si Mbrojtja Atdhetare e Trevave,
Shoqata "Çamëria", "Berati",
"Shqipëria", "Labëria", "Mallakastra"
etj. Para seancës së djeshme
është organizuar sërish një tubim
në qendër të qytetit të Tepelenës
përballë monumentit të Ali Pashë
Tepelenës, ku nuk kanë munguar
valëvitja e flamujve shqiptarë
dhe parullat me emrat e Bollanos
dhe Kserës të konsideruar prej
protestuesve si antishqiptarë.
Protestuesit janë shprehur hapur
në mbështetje të dy të rinjve duke
e quajtur qëndrimin e tyre një
qëndrim atdhetar. Më pas gjithë
protestuesit e pranishëm kanë
shkuar drejt sallës së Gjykatës së
Tepelenës, ku pritej të zhvillohej
seanca e radhës në ngarkim të
tyre. Gjyqtari i çështjes, Shkëlqim
Mustafa, duke verifikuar mungesën
e prokurorit ka vendosur
shtyrjen e seancës gjyqësore për
në datën 28 janar, ndërkohë që
avokati i dy të rinjve ka kërkuar
që ata të marrin fjalën. Në fjalën
e tyre përpara trupit gjykues dy të
rinjtë nga fshati Toç e kanë quajtur
të turpshëm gjyqin ndaj tyre,
pasi ata kanë mbrojtur çështjen
kombëtare me qëndrimin e tyre.
"Është me të vërtetë një trup për
prokurorinë që hap çështje të tilla
dhe për organet e drejtësisë që
vazhdojnë këto seanca të turpshme
të montuara dhe të nxitura
nga segmente antishqiptare dhe
progreke në institucionet e shtetit
shqiptar, seanca të padëgjuara
ku të dënohen atdhetarët dhe të
mbrohen antishqiptarët", është
shprehur Luan Halili, njëri nga
dy të akuzuarit për tubim të
paligjshëm. Përfaqësuesit e shoqatave
patriotike që mbështesin
dy të rinjtë e akuzuar për tubim
të paligjshëm deklaruan dje se
do të organizojnë tubime të tjera
derisa drejtësia të heqë dorë nga
persekutimi i këtyre të rinjve.
djemve nga fshati Toç i Tepelenës,
Orgen Hasanbejkaj
dhe Luan Halili që gjykohen në
gjendje të lirë me akuzën e organizimit
të një tubimi të paligjshëm
është shoqëruar dje me një protestë
të dhjetëra qytetarëve. Gjyqi
u shty dje për shkak të mungesës
për arsye shëndetësore e prokurorit
të çështjes, Përparim Mele,
dhe seanca e radhës është lënë
për 28 janar. Historia e procedimit
penal të dy djemve nga fshati Toç
nis me ngjarjen e datës 28 qershor,
kur ata së bashku me një grup
të rinjsh organizuan një tubim
në hyrje të fshatit të tyre, për të
protestuar kundër deklaratave antishqiptare
të kryetarit të Bashkisë
së Himarës, Vasillaq Bollano, dhe
kundër prefektit të Gjirokastrës,
Spiro Ksera, për pjesëmarrjen e tij
në takimin "panepirot" në Konicë
të Greqisë. Në mbështetje të dy
të rinjve që ndiqen penalisht në
gjendje të lirë janë rreshtuar një
sërë shoqatash atdhetare shqiptare
si Mbrojtja Atdhetare e Trevave,
Shoqata "Çamëria", "Berati",
"Shqipëria", "Labëria", "Mallakastra"
etj. Para seancës së djeshme
është organizuar sërish një tubim
në qendër të qytetit të Tepelenës
përballë monumentit të Ali Pashë
Tepelenës, ku nuk kanë munguar
valëvitja e flamujve shqiptarë
dhe parullat me emrat e Bollanos
dhe Kserës të konsideruar prej
protestuesve si antishqiptarë.
Protestuesit janë shprehur hapur
në mbështetje të dy të rinjve duke
e quajtur qëndrimin e tyre një
qëndrim atdhetar. Më pas gjithë
protestuesit e pranishëm kanë
shkuar drejt sallës së Gjykatës së
Tepelenës, ku pritej të zhvillohej
seanca e radhës në ngarkim të
tyre. Gjyqtari i çështjes, Shkëlqim
Mustafa, duke verifikuar mungesën
e prokurorit ka vendosur
shtyrjen e seancës gjyqësore për
në datën 28 janar, ndërkohë që
avokati i dy të rinjve ka kërkuar
që ata të marrin fjalën. Në fjalën
e tyre përpara trupit gjykues dy të
rinjtë nga fshati Toç e kanë quajtur
të turpshëm gjyqin ndaj tyre,
pasi ata kanë mbrojtur çështjen
kombëtare me qëndrimin e tyre.
"Është me të vërtetë një trup për
prokurorinë që hap çështje të tilla
dhe për organet e drejtësisë që
vazhdojnë këto seanca të turpshme
të montuara dhe të nxitura
nga segmente antishqiptare dhe
progreke në institucionet e shtetit
shqiptar, seanca të padëgjuara
ku të dënohen atdhetarët dhe të
mbrohen antishqiptarët", është
shprehur Luan Halili, njëri nga
dy të akuzuarit për tubim të
paligjshëm. Përfaqësuesit e shoqatave
patriotike që mbështesin
dy të rinjtë e akuzuar për tubim
të paligjshëm deklaruan dje se
do të organizojnë tubime të tjera
derisa drejtësia të heqë dorë nga
persekutimi i këtyre të rinjve.