E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjitë e gjelbra, në një panair në Romë

COMPORT sh.p.k mori pjesë në panairin e Romës kushtuar energjive të gjelbra. ZeroEmission 2008 është eventi më i rëndësishëm evropian kushtuar energjive të pastra dhe teknologjive të ndërlidhura me to. COMPORT sh.p.k, e cila mori pjesë në këtë veprimtari evropiane 3-ditore si shoqëri ekspozuese, realizoi disa prezantime duke shpërfaqur potencialet natyrore të vendit, kapacitetet e shoqërisë si dhe mundësitë e gjera që përfaqëson Shqipëria në këtë drejtim, qoftë si treg prodhimi, ashtu edhe përpunimi i burimeve të gjelbra për shfrytëzim energjetik. “Jam shumë i kënaqur që arrita të bind një numër të madh kompanish pjesëmarrëse për atë që Shqipëria ofron në drejtim të energjive të gjelbra”, - tha në përfundim të eventit presidenti i COMPORT sh.p.k Alban Bala. Z. Bala bisedoi gjatë panairit treditor me shumicën e kompanive kryesore në këtë fushë. “Interesi i shumë operatoreve si VESTAS, IVPC, Iberdrola, Solaria, Schuko etj. për të ndërtuar një prani të gjerë në Shqipëri është për t’u vlerësuar dhe për t’u adresuar siç duhet nga të gjitha strukturat shtetërore që administrojnë politikat energjetike në vend”, - theksoi z. Bala.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›