E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Shkarkimi i Kosovrastit, luftë politike e PS-së

Shpresa Mezini

Të premten, mbledhja për votimin e kryetarit të ri të Këshillit Bashkiak

Keshilli BashkiakShkarkimi i kryetarit aktual të Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti, dhe votimi i kreut të ri, që pritet të diskutohen në mbledhjen e të premtes në sallën e Këshillit Bashkiak, ka nxitur reagime të panumërta. Nisur nga kjo situatë që ka krijuar tension në radhët e këshilltarëve, qoftë të majtë apo të djathtë, reagon kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Ai e cilëson si luftë politike kërkesën e këshilltarëve të majtë për shkarkimin e Njazi Kosovrastit nga drejtimi i Këshillit Bashkiak. Sipas Bashës, kjo përpjekje bëhet për të shpërqendruar bashkinë nga punët e nisura.

Unë nuk bëhem pjesë e akuzave që tentojnë të zhvendosin vëmendjen e bashkisë te lufta politike. Është fare e kuptueshme. Dikush mund të zgjedhë këshilltar apo jo këshilltar, mund të kenë shpresa për deputetë, që përpiqet të tërheqë Bashkinë e Tiranës në luftë politike. Ne bëjmë punën tonë, Këshilli Bashkiak ka rregullat e veta, funksionon sipas këtyre rregullave dhe Bashkia e Tiranës ka një dhe vetëm një detyrë, të zbatojë ligjshmërinë dhe këtë po bën. Ne si bashki jemi të përkushtuar të vazhdojmë punën tonë. Këshilli Bashkiak merr vendimet e veta, theksoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Menjëherë pas zyrtarizimit të aleancës së Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Socialiste nisën shkarkimet dhe dorëheqjet e para në institucionet shtetërore, por jo vetëm. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, premtoi se prishja e koalicionit LSI-PD nuk do të prekte qeverisjen vendore.

Por mjaftoi situata ku u përfshi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që ky premtim të shkelej. Fill pas kësaj amullia mbërtheu edhe Këshillin Bashkiak, moment kur këshilltarët e majtë kërkuan shkarkimin e menjëhershëm të kreut aktual të Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti, dhe emërimin e kryetarit të ri, Aldrin Dalipi.

Kjo është kërkesa e fundit që këshilltarët i drejtuan sekretarit të Këshillit, që mbledhja të zhvillohet ditën e premte, më datë 3 maj, në orën 11:00, me rend dite shkarkimin e kreut aktual të Këshillit Bashkiak. E ndërsa pritet mbledhja e së premtes, kreu i Bashkisë së Tiranës nuk pranoi të prononcohej mbi çështjen, por vijoi të tregonte për punimet që kanë nisur prej disa kohësh në disa prej rrugëve të kryeqytetit. Basha hodhi poshtë akuzat për ngadalësim të punimeve në disa rrugë. Sipas tij, ky fakt është i pavërtetë, pasi punimet janë paraprirë nga rrjeti i ujësjellëskanalizimeve. Në dijeninë time dhe në informacionin që unë kam, nuk ka asnjë ndërprerje të punimeve, me përjashtim të atyre që bëhen për azhornim projekti apo koordinimi. Ka raste kur ujësjellës-kanalizimet duhet të mbyllin një punë, përpara se kontraktori të vazhdojë me pjesën e kontraktuar, ka raste kur duhet vepruar me shpronësime, ka raste kur duhet vepruar siç u veprua tek Ilia Dilo Sheperi, ku ndonëse nuk pati shpronësim, pati mirëkuptim me banorët dhe u zëvendësuan avllitë me kangjellat, këto janë rastet e raportuara deri tani sa i përket ngadalësimit të punimeve, sqaroi Basha. Ai theksoi se deri më sot, çdo kontratë është zbatuar brenda afatit, duke shtuar se shumica e kontratave që kanë përfunduar apo janë në proces përfundimi, janë bërë para afatit.

Shpresa Mezini

Basha: Shkarkimi i Kosovrastit, luftë politike e PS-së burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›