Olldashi: Nano s’mund të jetë president konsensual
02/03/2012 Anëtari i kryesisë së PD del kundër kandidaturës së liderit historik të PS-së
“Ka vite që është shkëputur nga realiteti politik, po të ishte 2007-ta po”
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, dhe një nga anëtarët e kryesisë së PD-së deklaroi dje se kandidatura e Fatos Nanos, nuk është një kandidaturë konsensuale për vendin. Sipas tij, Nano ka vite që është shkëputur nga realitieti politik. “Për mendimin Nano nuk është një kandidatiturë konsensuale. Ka vite që është shkëputur nga realiteti politik i vendit. Nuk kam qenë në pozicion refraktar ndaj kandidaturës së tij në vitin 2007, por sot mendoj se është tepër vonë. Fatos Nano është kandidat gazetash, por nuk është kandidaturë e ardhur nga ndonjë forcë politike”, u shpreh Olldashi. Sipas tij, kandidaturta do të vijë nga mazhoranca, pavarësisht se Olldashi nuk pranoi të japë një emër se kush mund të jetë ajo. Ministri i Transporteve iu referua zgjedhjes së Mejdanit, kur justifikoi zgjedhjen e presidentit nga instanca të larta politike. Ndërkohë e ka konsideruar presidencën e Bamir Topit si të deformuar. “Mendoj se Presidenca Topi është një presidencë e deformuar, pasi dhe Mejdani vinte nga konjuktura të larta politike të PS-së, por kur iku nuk tentoi të formonte një parti politike”, tha Olldashi. Deklaratat e Olldashit vijnë në një moment kur Fatos Nano është përmendur si kandidaturë e mundshme për postin e kreut të shtetit. Para pak ditësh ish-kreu socialist zhvilloi dhe një takim me ambasadorin Arvizu, i cili shkaktoi një interesim të lartë në media dhe u përfol si takim, i cili i hapte rrugën Nanos drejt presidencës, dhe jo vetëm kaq. Në media kanë dalë njotime sipas të cilave me kandidaturën e Nanos është dakord edhe Kryeministri Berisha, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike në vend. Vetë Berisha nuk e ka pohuar asnjëherë në fakt emrin e Nanos si kandidaturë, duke ia lënë opozitës propozimin e emrit të tij. Sipas Kryeministrit, Fatos Nano është lideri historik i së majtës, dhe kurrsesi nuk mund të shkojë emri i tij në Kuvend si një kandidaturë e së djathtës, një deklaratë e ngjashme kjo me atë të vitit 2007, kur si presiden t i Republikës u zgjodhi ish-nënkryetari i PD-së Bamir Topi, me të cilin marrëdhëniet e sotme me partinë që e kandidoi dhe e votoi janë ftohur.
Deklarata e Topallit
Kandidaturën e Nanos si President i vendit e ka mohuar dje dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila u shpreh se një kandidaturë e tillë s’mund të vijë kurrsesi nga e djathta. E ftuar në emisionin “Opinion” të Bledni Fevziut, Topalli tha se PS është e lirë ta kandidojë Nanon dhe të luftojë për votat e duhura në Kuvend. Nga ana tjetër, Topalli nuk la pa sulmuar as Presidentin aktual Bamir Topi. Sipas Topallit, asnjë i zhgënjyer i PD-së s’mund t’i japë votën një njeriu sipas saj, i cili ka votuar në zgjedhjet lokale për kreun e PS-së, Edi Rama.
22 vjet më pas
Presidenti dekorata eksponentëve të ’90-s
Personalitete të ndryshme, rreth 12 prej tyre, të cilët dhanë një kontribut të rëndësishëm për rrëzimin e diktaturës komuniste, ndërtimin e demokracisë shqiptare dhe lartësimin e vlerave kombëtare, janë dekoruar paraditen e djeshme nga Presidenti i Republikës Bamir Topi. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Presidencës, të pranishëm në këtë ceremoni ishin ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës, Karsten Ankjaer Jensen, Avokati i Popullit, Igli Totozani, drejtues të Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, familjarë, si dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit. Kryetari i shtetit u dorëzoi medaljet të dekoruarve dhe familjarëve të tyre, duke nderuar me medalje.