Kuvendi shkarkon nga detyra Kreshnik Spahiun
02/03/2012 Opozita votoi kundër raportit përfundimtar për ish-nënkryetarin e KLD-së
Alibeaj: Spahiu ka shkelur Kushtetutën duke shpërdoruar postin e zyrtarit të shtetit
Me 69 vota pro dhe 54 kundër Kuvendi shkarkoi dje zyrtarisht nga detyra e tij si zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiun. Raporti përfundimtar për hetimin e shkarkimin e Kreshnik Spahiut si zëvendëskryetar i KLD-së iu paraqit deputetëve në seancën e djeshme plenare nga kryetari i komisionit hetimor parlamentar Enkelejd Alibeaj. Ndër të tjera Alibeaj deklaroi se një kopje e raportit do t’i dërgohet Prokurorisë së Përgjithshme për të nisur ndjekjen penale ndaj Spahiut.
Raporti për Spahiun
Gjatë leximit të raportit Alibeaj theksoi se me veprimtarinë e tij paralele edhe si nënkryetar i KLD-së, edhe si drejtues i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe ka sfiduar institucionin e KLD-së. Duke u shfaqur në rolin e organizatorit të veprimtarive të AK-së, sipas Alibeajt, Spahiu ka shpërdoruar postin, ka trajtuar politikisht ligjin e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë dhe çështjen e ndryshimit të kombësisë, duke tentuar të cenojë marrëdhëniet me shtetet fqinje. “Janë dokumentuar rreth 30 aktivitete të Aleancës Kuqezi për periudhën mars 2011–janar 2012. Në këto aktivitete zoti Kreshnik Spahiu paraqitet me cilësinë e organizatorit, drejtuesit apo kryetarit të organizatës “Aleanca Kuqezi”. Ndër çështjet kryesore që janë trajtuar në daljet dhe organizimet publike e që i kanë dhënë ngjyrim të plotë politik veprimtarisë së zotit Spahiu është ajo e censusit”, - u shpreh Alibeaj. Sipas tij, gjatë trajtimit të çështjes së ndryshimit të kombësisë Spahiu “së pari, ka mashtruar publikun; së dyti, ka shpërdoruar postin e tij si zyrtar i lartë shtetëror; së treti, ky zyrtar shtetëror, i pozicionuar në pushtetin gjyqësor, ka sulmuar ligjin për censusin, pra me fjalë të tjera, punën, veprimtarinë dhe mbi të gjitha vullnetin e Kuvendit, si organ përfaqësues i qytetarëve”. Ai u shpreh se dorëheqja e Spahiut më datën 10.02.2012 është e pavlefshme, pasi e bëri vetëm mediatikisht dhe ligjërisht ai vijon ende të mbetet në detyrë. “Akti i dorëheqjes, edhe sikur të kishte respektuar procedurën, do të mund të shkaktonte mbarimin e mandatit të parakohshëm të anëtarit, por e detyron anëtarin e dorëhequr të vazhdojë të qëndrojë në detyrën e tij deri në emërimin e anëtarit të ri. Praktikisht dhe ligjërisht zoti Spahiu është ende në detyrë si anëtar i KLD-së. Vetëm ndërprerja e mandatit nëpërmjet shkarkimit për shkak të papajtueshmërisë së veprimtarisë së tij me funksionin e anëtarit e ndërpret mandatin e anëtarit të KLD-së në mënyrë të menjëhershme”,- tha Alibeaj.