Ne Shqiperi priten rezultatet e votimeve te Tiranes Basha ende ne krye

Ne Shqiperi e gjithe vemendja eshte perqendruar ne Tirane ku po numerohen kutite e fundit te gares per kryetarin e ardhshem te bashkise se kryeqytetit. Qe prej nates se mbremshme kandidati demokrat Lulzim Basha vazhdon te ruaje nje avantazh prej disa qindra votash ndaj kryetarit aktual te bashkise Edi Rama. Ne Tirane ka mbetur pa perfunduar numerimi ne kater zona. Ndersa ne Durres mbyllja e numerimit nxorri fitues kryetarin aktual te Bashkise kandidatin e se majtes Vangjush Dako.
Ore tensioni ne Tirane te cilat u shfaqen qe ne oret e para te dites kur procesi i numerimit ne disa qendra aty ku te dy palet pretendojne te kene respektivisht nje mbeshtetje te dukshme ishte bllokuar.
Nga selia e Partise Socialiste nenkryetari i grupit parlamentar socialist Erion Brace akuzoi drejtperdrejt demokratet se kane bllokuar sipas tij procesin. Nuk kaloi dhe shume dhe nga selia e Partise Demokratike mberriti pergjigja sipas se ciles akuzat e socialisteve ishin te pa baza dhe se Partia Demokratike eshte e angazhuar per te lexuar me korrektesi cdo vote.
Tensioni ishte vecanerisht ne rritje ne njesine 5 te cilen socialistet e shohin si nje rezervat te tyrin e ku eshte edhe numri me i madh i votave te panumeruara. Mjaftonte nje dicka e vogel qe procesi te bllokohej.
Entuziasmi duket se ka qene me i pranishem tek e djathta sot ku kandidati Lulzim Basha perseriti se numerimi po shkonte ne favor te tij Trysnia qe vjen ne kete gare te ngushte nuk duhet te nderhyje ne detyren e rendesishme te numerimit te sakte dhe te ndershem te cdo vote. Sic e dini une kam rimarre kryesimin e gares megjithate kjo nuk e ndryshon vendosmerine time per te pritur numerimin e drejte transparent te sakte dhe te pavonese te cdo vote.
Gjate dites ne seline e Partise Socialiste pati nje vizite te ambasadorit amerikan Alexander Arvizu. Rreth saj nuk u dha asnje njoftim nderkohe qe me pas ambasadori ishte dhe te kryeministri por ketu per te marre pjese ne nje takim te kreut te qeverise shqiptare me grupin e vezhguesve amerikane. Kryeministri Berisha ka deklaruar se ne keto zgjedhje fituan shqiptaret dhe ka vene theksin te rendesia e transparences ne fazen e numerimit. Kryeministri ka deklaruar se shumica mbetet e vendosur te pranoje cdo rezultat.
Te gjithe syte jane mberthyer ne ecurine e procesit te Tiranes nderkohe qe ne Durres numerimi perfundoi dhe fitues u shpall kryetari aktual i Bashkise kandidati i se majtes Vangjush Dako i cili merr keshtu mandatin e dyte.
Nderkohe nje e dhene tjeter interesante ndonese paraprake eshte qe persa i perket votave per keshillat bashkiak e komunal koalicioni i se djathtes eshte ne diference te ndjeshme nga ai i udhehequr nga Partia Socialiste.