41 miqësoret e Shqipërisë. Statistikat

Nga Dash Frashëri
Shqipëria ka zhvilluar 41 ndeshje miqësore të njohura zyrtarisht nga FIFA, edhe pse përfaqësuesja jonë ka zhvilluar të paktën më shumë se 30 ndeshje që FIFA nuk i ka në rekordet e saj. Cuditërisht, miqësorja e parë e jona e njohur nga FIFA është ajo kundër Kubës, ndeshje e zhvilluar në stadiumin "Tomori" të qytetit të Beratit. Ndeshja e zhilluar më 6 gusht 1988 përfundoi 0-0. Nga 41 ndeshjet miqësore, vetëm 18 prej tyre janë zhvilluar në Shqipëri, ndërsa 23 ndeshje janë zhvilluar jashtë vendit, ndërkohë që disa prej tyre kanë qenë pjesë e turneve si ato "Rothmans" në Maltë, Bahrein apo në Norcia të Italisë. Fitoret Duke parë treguesit e miqësoreve, Shqipëria ka mundur të 14 prej tyre, ku 12 herë ka qenë pritëse dhe vetëm dy në transfertë. Miqësoret më të thella të fituara jaën ato kundër Vietnamit (5-0) në turneun e Norcias, më 12 shkurt të vitit 2003 dhe ajo kundër Turqisë në Gaziantep, më 21 janar 1998 me rezultatin e thellë 4-1. Kjo është edhe miqësorja e dytë e fituar jashtë, së bashku me atë të fituar në "Ta'Qali" të Maltës me rezultatin 1-0, në kuadër të Turneut "Rothmans". Miqësore të rëndësishme të fituara janë dhe ato kundër Suedisë (2-1), Islandës (2-1) apo Greqise 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë më 29 janar të vitit 1992. Barazimet Shqipëria ka dalë e barabartë me kundërshtarët në 11 takime, 3 prej tyre në Shqipëri: Kuba (0-0), Qipro (0-0) dhe Gjeorgjisë (0-0). Shqipëria ka luajtur edhe një ndeshje si pritëse në turneun e Bahreinit, kundër Finlandës me të cilën ka barazuar 1-1. Në ndeshjet jashtë, spikat barazimi me Letoninë 2-2, më 10 shkurt 1992, kur të dy vendet merrnin pjesë në Turneun "Rothmans" në Maltë. Barazime janë arritur me Estoninë (1-1), Luksemburgun (0-0), Maqedoninë (0-0), Maltën (1-1), Greqinë (1-1) dhe Bosnjë-Hercegovinën (0-0). Humbjet Janë 15 të tilla, duke filluar nga ajo e Rumanisë në Konstanca, më 20 shtator 1988 (3-2) e deri te ajo e 1 marsit 2006 kur humbëm 1-2 në "Qemal Stafa" me Lituaninë 2-1. Humbja më e thellë është ajo me Maqedoninë (5-1) në Tetovë, më 14 maj 1994, më pas vjen ajo me Meksikën (4-0) në San Diego të Shteteve të Bashkuara. Shqipëria ka humbur edhe një rezultat të bujshëm 5-3 me Portugalinë, ndërkohë që pjesën e parë e kishim mbyllur 2-1 në favorin tonë. E cuditshme është dhe humbja 3-0 me Bahreinin, që sot drejtohet nga ish-trajneri i Kombëtares sonë, gjermani Hans Peter Brigel.