Hanover 96 me Lalën, shtatë futbollistë në kombëtare të ndryshme

Për ndeshjet e nësërme miqësore ndërkombëtare janë shtatë aktorë që përfaqësojnë ekipin e Bundesligës 1 në Gjermani, Hanover 96. Midis tyre është edhe mesfushori i Kombëtares Shqiptare dhe kapiteni i Hanover 96, Altin Lala.
Ja dhe lista e lojtarëve të Hanover 96:
Altin Lala (Shqipëri), Neben Jiri Stajner dhe Szabolcs Huszti (të dy të përfaqësueses hungareze), Chavdar Yankov (Bullgari, Gunnar Thorvaldsson (Islandë), Jonas Troest (U-21 Danimarkë) Erik Jendrisek (U-21 Slovaki).
Jendisrek do të luajë nesër kundër Kombëtares U-21 të drejtuar nga Artan Bushati, takim që do të luhet në Bratislavë në orën 19:00.
Dash Frashëri