Vendimet në KRRTRSH, Rama: Berisha ka marrë peng Shqipërinë
Kryetari i Partisë Socialiste rikonfirmoi dje se nuk do ta lejojë Kryeministrin Sali Berisha në tentativat e tij për të shkatërruar vendin. Në një komunikim me mediat, Rama u ndal te procesi zgjedhor, vendimet e KRRTRSH-së, si dhe procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian. Duke iu referuar mbledhjes së KRRTRSH-së dy ditë më parë, dhe te vendimet e marra aty, kreu i selisë rozë theksoi se kjo është arsyeja përse Berisha e do pushtetin me çdo kusht duke i hapur rrugën projekteve tejet të dëmshme për vendin. Më tej, Rama bëri të ditur se vendimi i marrë në këtë mbledhje për parkun energjetik të Durrësit nuk do të njihet nga ana e Partisë Socialiste. "I ashtuquajturi park energjetik në Durrës është në fakt i shumë herë denoncuari favor për sekserin serb të oborrit kryeministror, mbi një tokë që zien nga konfliktet e pronësisë dhe ku shtohet edhe projekti për TEC-in famëkeq me qymyr, të cilin me të drejtën e zotit, populli i Durrësit nuk e dëshiron, e që ne do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet demokratike, duke u bërë zëdhënës të vendosur të kundërshtisë legjitime të qytetarëve durrsakë", deklaroi kryetari i Partisë Socialiste.
Rama e kundërshtoi Kryeministrin Berisha se përmes parqeve e projekteve të tilla vendi përmirësohet dhe shkon përpara. Ai tha se është vetëm një përrallë që Sali Berisha "mund t‘ia tregojë kukullave të tryezave të vendimmarrjeve të tij skandaloze, po askujt tjetër, sepse të gjithë e dimë fare mirë se kësisoj përbindshash nuk ndërtohen më në Europë pikërisht sepse bien ndesh me standardet e zhvillimit të qëndrueshëm".
Një tjetër çështje për të cilën kreu i PS shprehu shqetësim është ajo e liberalizimit të vizave, për të cilën komisioneri për zgjerimin, Olli Rehn, deklaroi se Shqipëria vijon të jetë ende larg përmbushjes së detyrimeve për të përfituar lëvizje të lirë. Pas deklaratës së Rehn, Rama tha se sot është fakt që Shqipëria për shkak të këtij Kryeministri, të asaj qeverie, që nuk mori më një mandat për të vazhduar dhe të zgjedhjeve pa standarde, është më e izoluar se sa ishte përpara zgjedhjeve të 28 qershorit. Rama vlerësoi se në fakt ky izolim është dhurata e Sali Berishës për shqiptarët e shqiptaret, ndërkohë që kjo është një arsye për të kuptuar që të gjithë se Shqipëria sot është e marrë peng. "Është e marrë peng përmes një pushteti, i cili kërkon me çdo kusht të qëndrojë në këmbë dhe që është i gatshëm të bëjë edhe marrëveshjet më të pamundura për të qëndruar në këmbë, vetëm e vetëm që të vazhdojnë në të njëjtën rrugë, e cila po e lë Shqipërinë jashtë rrugës që meritojnë të gjithë shqiptarët e shqiptaret, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi", theksoi Rama.
Fokusi i kreu socialist u përqendrua edhe te procesi zgjedhor, duke kërkuar transparencë maksimale për leximin e votës në Qarkun e Beratit, Shkodrës dhe Tiranës. Ai vlerësoi se Berisha, përmes KQZ-së ka marrë peng kutitë e dyshuara. "Ka marrë peng KQZ, duke mbajtur peng kështu jo thjesht procesin zgjedhor, por një pushtet personal e familjar fitimprurës", tha kryesocialisti.
PD: Rama po shpif për
të mbrojtur veten
Selia e Partisë Demokratike reagoi pas deklaratës së kryesocialistit Edi Rama. Zëdhënësja e demokratëve, Erla Mëhilli, i cilësoi trillime deklaratat e kreut të PS-së. "Rama, në një përçartje skizoide u serviri shqiptarëve edhe një herë torbën e tij të turpshme të shpifjeve, mashtrimeve e trillimeve elektorale dhe sulmeve personale familjare ndaj Kryeministrit, të gjitha këto vetëm e vetëm për të mbrojtur veten nga dorëheqja", tha Mëhilli. Në emër të Partisë Demokratike, Mëhilli theksoi se
"Rama vetëm e vetëm për të maskuar përgjegjësinë e tij për humbjen e zgjedhjeve u thotë shqiptarëve se koha e tyre është koha e maskarenjve". Ajo shtoi se koha e maskarenjve në Shqipëri ka përfunduar me përmbysjen e diktaturës komuniste. "I kujtojmë zotit Rama se koha e maskarenjve ka qenë koha e atyre që firmosnin ekzekutimet e intelektualëve të pafajshëm për bindje politike, e atyre që krijuan kampet e burgjet më të egra të përqendrimit, që e zhytën vendin në varfëri e izolimin më të thellë", tha ajo. Po kështu, Partia Demokratike ka kthyer përgjigje edhe ndaj deklaratës së PS-së se nuk do të njohë zgjedhjet. "Për sa u përket kërcënimeve e presioneve për mosnjohje të zgjedhjeve i themi zotit Rama, që ka mbetur me aleatë të vetëm Nard Ndokën, se janë thjesht klithma të një humbësi që me imagjinatën e tij të sëmurë është në gjendje të imagjinojë edhe skenarët më të kobshëm vetëm e vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij politike", tha Mëhilli