“21 janari”, prokuroria çon katër predha për ekzaminim në SHBA
21/07/2011 Tri vrasje ende pa autor, akuza mban shpresë tek Amerika për ekspertimin e predhave
TIRANE-Rreth katër predha 9 mm, mes tyre dhe ato që u morën jetën dy demonstruesve të 21 janarit, Aleks Nikaj dhe Faik Myrtos, kanë udhëtuar këtë javë në drejtim të SHBA-ve, ku do t’i nënshtrohen një ekspertize tepër të detajuar. Një muaj më parë ekspertë të FBI-së kërkuan që predhat dhe pamjet filmike të ekzaminoheshin në Amerikë, për shkak se laboratori kriminalistik i policisë shkencore nuk ishte në gjendje të bënte krahasimet e mundshme mes predhave, gëzhojave të sekuestruara në vendin e krimit, si dhe karakteristikave të tjera të automatikëve e pistoletave të gardës. Kjo për shkak se katër predha dhe ato që janë nxjerrë nga trupat e pajetë të Aleks Nikajt dhe Faik Myrtos, kanë dëmtime të shumta dhe për pasojë janë kualifikuar nga specialistët shqiptarë si të paidentifikueshme. Në këto kushte, prokuroria e Tiranës që prej 6 muajsh po kryen hetime lidhur me katër vrasjet e 21 janarit, ka kërkuar ndihmën e autoriteteve amerikane, të cilat miratuan kërkesën e organit të akuzës, duke dërguar këtë javë drejt SHBA-ve predhat për ekzaminim. Nga ky proces pritet që të hidhet dritë mbi vrasjet e Nikajt dhe Myrtos, të cilët në demonstratën e dhunshme të 21 janarit janë ekzekutuar me një plumb në trup nga efektivët e Gardës së Republikës. Prokuroria ende s’ka mundur të sigurojë prova bindëse për ekzekutimin e Nikaj, Myrtos dhe Hekuran Dedës, por sqaron se hetimet lidhur me këtë çështje do të vazhdojnë më tej deri në kryerjen e plotë të ekspertizave në SHBA si dhe zhvillimit të eksperimentit përpara godinës së kryeministrisë, aty ku ndodhën katër vrasjet dhe shtatë plagosjet. Tashmë shpresat e prokurorisë së Tiranës janë në përgjigjet që do vijnë nga SHBA-të, pasi veç provave të administruara lidhur me vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi për tri vrasjet e tjera nuk janë administruar në dosje prova bindëse. Burimet thonë se në qoftë se nuk do të sigurohen prova, atëherë tri vrasjet - e Aleks Nikajt, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtos - do të pezullohen dhe dosja do t’i referohet policisë për zbulim autori. Burimet sqarojnë se tre vrasjet nuk mund t’i atribuohen një gardisti konkret pa pasur prova bindëse se ai është autor i këtyre vrasjeve. Momentalisht prokuroria ka vënë nën hetim rreth 8 efektiva të Gardës së Republikës, mes tyre komandantin e këtij reparti Ndrea Prendi, zv.komandantin Alfred Ahmetcenaj si dhe disa efektivë që njihen si anëtarë të grupit të zjarrit. Ndërkohë që për këtë çështje prokuroria mban të izoluar në qeli vetëm gardistin Agim Llupo, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e demonstruesit nga Gjirokastra Ziver Veizi.
Shtyhet me 3 muaj afati
Ashtu siç ishte parashikuar, prokuroria e Tiranës ka shtyrë edhe me tre muaj të tjerë afatet hetimore të dosjes “21 janari”. Kërkesa është miratuar nga gjykata e Tiranës, e cila i ka dhënë të drejtë pretendimeve të prokurorisë për domosdoshmërinë e shtyrjes së afateve hetimore. Prokuroria ka argumentuar se është në pritje të kryerjes së ekspertizave të predhave dhe të eksperimentit në vendin e ngjarjes e për pasojë kërkoi shtyrjen e afateve hetimore deri në datën 21 tetor të këtij viti, datë kur dosja mbush 9 mujorin e veprimeve hetimore.