Universitetet si do të kryhet regjistrimi i fituesve
21/07/2011 MASH, shpall udhëzimin me afatet dhe procedurat për regjistrimet paraprake e ato përfundimtare.
Lista e fituesve të parë publike më 11 shtator, si do të veprohet për vendet që mbeten bosh
Pranvera Kola
Listat e para fituese të kandidatëve që do të pranohen në universitete për vitin e ardhshëm akademik do të bëhen publike më 11 shtator. Pas diskutimeve të zhvilluara në nivel ekspertësh, Ministria e Arsimit ka firmosur udhëzimin, ku përcaktohen procedurat për pranimet dhe regjistrimet e kandidatëve fitues në universitetet publike të vendit. Procedura për shpalljen e listave fituese do të realizohet pas mbylljes së konkurseve të pranimit për një sërë degësh, si ato të arteve, sporteve dhe arkitekturës. “ Agjencia Kombëtare e Pranimeve brenda datës 11 shtator 2011 duhet të dërgojë në MASH listat paraprake të kandidatëve fitues, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A-2, në përputhje me kuotat e pranimeve për ciklin e plotë”, - saktësohet në udhëzim. Duke u mbështetur në përcaktimet e bëra pas shpalljes së listës së fituesve, do të çelet edhe faza e regjistrimeve, e cila do të zhvillohet në dy raunde: atë paraprak dhe përfundimtar. Tashmë janë përcaktuar edhe afatet si dhe dokumentet që kandidati duhet të depozitojë pranë sekretarive mësimore për të finalizuar procesin e regjistrimit. Fillimisht do të bëhet regjistrimi i fituesve paraprakë, i cili është vendimtar për të zyrtarizuar më pas statusin e studentit. Për të kryer këtë regjistrim janë lënë afatet nga data 12-18 shtator. Fituesit e shpallur në çdo program studimi universitar detyrimisht duhet të bëjnë regjistrimin paraprak, pasi në të kundërt do të rrezikojnë ndjekjen e studimeve të larta. Pas mbylljes së këtyre regjistrimeve, do të bëhet edhe evidenca e vendeve që do të mbeten të parealizuara., pasi shumë kandidatë nga fituesit do të shkojnë jashtë shtetit për studime, apo të tjerë nuk pëlqejnë degët ku janë shpallur. Vendet që do të mbeten bosh do të plotësohen me zbritje të vizës fituese, çka do të thotë se në këto vende do të dërgohen ata kandidatë që ndodhen më pranë vizës së fituesve. Si rrjedhojë e krijimit të këtyre vendeve bosh, shumë kandidatë do të ngjiten në preferenca. Pas qartësimit të këtyre kuotave të parealizuar do të bëhet regjistrimi përfundimtar, i cili do të zhvillohet sipas afateve të përcaktuara në tabelën bashkëngjitur shkrimit. Procedura e regjistrimit edhe për këtë vit do të kushtojë rreth 15 mijë lekë të vjetra, tarifë e cila duhet të paguhet nga kandidati në një nga bankat e nivelit të dytë. Udhëzimi përcakton edhe afatet për dozimin e dosjeve të konkurrimit për kandidatët nga trojet. Lista e kandidatëve nga vendet si Maqedoni, Mali i Zi, Preshevc, Bujanovc dhe Medvegje, të përcaktuara nga institucionet përgjegjëse të vendeve përkatëse,
dërgohen nga Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor në MASH pranë fakulteteve deri më datën 5 shtator 2011. Këta kandidatë duhet të dërgojnë direkt pranë universiteteve dosjen e aplikimit në datat 6 -15 shtator. Ndërsa kandidatët nga Kosova dosjet duhet t’i dorëzojnë 1-15 shtator 2011. Pas përzgjedhjes këta kandidatë do të regjistrohen përfundimisht pranë fakulteteve në datat 26-30 shtator 2011.