Fitër Bajrami, Topalli uron besimtarët myslimanë

Kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, uroi besimtarët myslimanë me rastin e festës së Bajramit.
Gjatë një vizite në Myftininë e Shkodrës, e shoqëruar nga drejtuesit më të lartë të qeverisjes vendore, Topalli bisedoi edhe per probleme të qeverisjes lokale.
Pas urimit në Myftini, Kryetarja e Kuvendit, përmes medias, iu drejtoi dhe të gjithë besimtarëve myslimanë dhe gjithë qytetarëve të Shkodrës urimin e rastit për Fitër Bajramin.