Bayerni, ëndërr për Rafinhan

Nga Express më 01 qershor 2011 në ora 18:30
Braziliani Rafinha është prezantuar edhe zyrtarisht te klubi i ri, Bayern Munich.
Ish-futbollisti i Genoas ndihet i emocionuar që e realizoi ëndrrën, të transferohet tek gjiganti bavarez.
“Është një ëndërr për mua të jem këtu. Bayerni është skuadër e madhe që do të më mundësojë të luaj në Ligën e Kampionëve”, deklaroi 25-vjeçari, i cili në të kaluarën ka luajtur në Schalke.
Pasi t’i kalojë vizitat mjekësore, mbrojtësi i djathtë do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me bavarezët, derisa do të paguhet 1,6 milionë euro në sezon.
Nga shitja e tij, Genoa do t’i inkasojë 6 milionë euro nga Bayerni.