E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blatter, edhe 4 vjet president i FIFA-s

Nga Express më 01 qershor 2011 në ora 18:27

Sepp Blatter është konfirmuar president i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).

Zvicerani do ta udhëheq edhe katër vjet shtëpinë e futbollit botëror pasi fitoi në zgjedhjet e mbajtura të mërkurën, në Kongresin e FIFA-s. Blatter, i cili e fitoi mandatin e katërt në krye të këtij institucioni, nuk pati kundërkandidat, pasi një gjë e tillë iu pamundësua presidentit të Konfederatës Aziatike të Futbollit, Mohamed Bin Hammam.

“Jam i nderuar që u konfirmova president i FIFA-s. Do të bëjmë ndryshime, për të mirën e futbollit”, premtoi Blatter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›