Allardyce, trajner i ri i West Hamit

Nga Express më 01 qershor 2011 në ora 19:13
Sam Allardyce është trajner i ri i West Ham Unitedit. Trajneri anglez do ta zëvendësojë izraelitin Avram Grant, i shkarkuar ditë më parë pasi skuadra londineze ra në ligën e dytë angleze – Championship.
Allardyce ishte shkarkuar nga Blackburni në dhjetor të vitit të kaluar. Synim i tij është që ta rikthejë klubin londinez menjëherë në elitën e futbollit anglez – Premierligë.
Përpos Blackburnit, Allardyce ka udhëhequr edhe klube të tjera angleze si Newcastle, Bolton, Nots County e Blackpool.