E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delio Rossi ndahet me Palermon

Nga Express më 01 qershor 2011 në ora 20:00

Delio Rossi e ka ndërprerë bashkëpunimin me Palermon. Lajmin e ka bërë të ditur klubi italian përmes uebfaqes së vet zyrtare të mërkurën.

“Maurizio Zamparini e Delio Rossi janë takuar sot dhe i kanë shqyrtuar pozitat e tyre, duke e përsëritur respektin reciprok për seriozitetin në punën e bërë. Të dyja palët vendosën që mos ta vazhdojnë bashkëpunimin”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi sicilian.

Me Rossin, Palermo arriti deri në finale të Kupës së Italisë, ku u mposht nga Interi. Kjo arritje e shpërbleu klubin sicilian, i cili sezonin e ardhshëm do të luajë në Europa League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›