E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amantia, qendra antike tërheq turistët

Parku Kombëtar Arkeologjik i Amantias tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë. Këtë status e mori vetëm në janar të vitit 2006, e që prej asaj kohë është kthyer në një qendër të vizitueshme. Amantia ndodhet pranë fshatit Plloçë, rreth 40 kilometra larg Vlorës, në një lartësi rreth 680 metra mbi nivelin e detit. Pjesa e zbuluar e kësaj qendre antike shtrihet në një pllajë mali me drejtim nga jugperëndimi, në një sipërfaqe rreth 15 hektarë. Për të shkuar atje duhet të kalosh nëpër një rrugë, që në pjesën më të madhe është malore, e cila lidh qytetin e Vlorës me disa fshatra, mes tyre Vajza e Sevasteri. Arkeologët, që zbuluan Amantian, ishin Frano Prendi, Hasan Ceka e Skënder Anamali. Ata udhëhoqën deri më 1956 gërmimet, të cilat kishin nisur në vitin 1949. Ky qytet i rëndësishëm i antikitetit është themeluar në shek. V para Krishtit. Si gjurmë tij, veç mureve rrethuese të Akropolit dhe portave të qytetit, janë zbuluar dhe stadiumi, tempulli i Afërditës, nekropoli me varret monumentale, një kishë e ndërtuar në shekullin I pas Krishtit etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›