Kundërshtitë e shkollës noliane të përkthimit
I gjithë shekulli i argjendtë do të përcillej në letrat shqipe vetëm përmes një shqipërimi të F. S. Nolit. Është fjala për poezinë "Dashuria e fundit" e F. Tjutçevit, me të cilën zë fill tradita e shqipërimeve nga hapësira poetike ruse. E gjithë shkolla e mëvonshme e viteve ‘60 do të ecë nëpër këtë hulli të përkthimit. Ajo do të pasojë këtë shkollë, shkollën noliane të shqipërimit. Është një poezi kyç, që ngërthen për ne një program përkthimor, një poezi mbi të cilën ia vlen të ndalemi. "Dashuria e fundit" në origjinal shënjohet dukshëm nga theksa lirikë. О как на склоне наших летНежней мы любим и суевериСияй, сияй прощальный свет| Любви последней зари вечерней
Полнеба охватила теньЛишь там на западде бродит сияниье
Помедли помедли вечерний деньПродлись продлись очарованье
Пускай скудеет в жилах кровьНо в сердце не скудеет нежностьО ты последная любовьТы и блаженство и безнадежность.
Në një përkthim pothuaj të fjalëpërfjalshëm, hipotetik, ajo mund të shpërfaqej pak a shumë e tillë: O, si në zgrip të viteveMë ëmbël dashurojmë, më të përkorëShkëlqe, shkëlqe o dritë lamtumire E dashurisë së fundit, e muzgut mbrëmësoreGjithë qiellin e kaploi hijaVeç tej në perëndim bredhon një feksjeQëndro, qëndro o dritë mbrëmësorePo zgjatu, zgjatu, o magjepsje.Po le të mpaket gjaku në damarëPa butësi zemra s‘do të jesëOh, ti dashuri e mbrameDhe e bekuar je dhe e pashpresë. Siç thamë, është një përkthim thuajse i fjalëpërfjalshëm, jo dinamik, që priret t‘i qëndrojë sa më pranë origjinalit, është një përkthim që bëhet për arsye studimi. Ja dhe shqipërimi dinamik i Fan Nolit:
Ah, kur na ngryset jeta, seç na tretM‘e nxehtë dhe m‘e mprehtë dashuriaShkëndrit, moj dritë, që na le shëndenëMoj dasm‘ e fundme, shkrepti nga zia Nga lindja gjysm‘ e qiellit na u errPak vetëm na shkëlqen nga perëndimiQëndro, qëndro, moj mbrëmje plot me vrerVazhdo, vazhdo, or diell ngazëllimiNga dimr‘ i ftohtë gjaku na u mpiPor zemra ndrit me lul‘ e me lëndinëMoj nus‘ e funtme, helm e lumëriǑma dogje, ç‘ma gëzove pleqërinë!
Kemi të bëjmë me një përkthim tipik nolian. Poezia është ndërtuar mbi kundërgoditje, edhe atëherë kur ato nuk ekzistojnë: Ah, kur na ngryset jeta, seç na tretM‘e nxehtë dhe m‘e mprehtë dashuria.
Ashtu siç vënë në dukje studiuesit e tij, "... zakonisht në orkestrimin e vet poetik, ai punon veçanërisht me veglat e tunxhit. Prandaj me të drejtë është vërejtur se, përveç simetrisë klasike dhe asaj plastike, në vjershërinë e tij zotëron dhe intonimi i fortë i jetës, që rijepet me kumbime stentoriane, tejet akustike, anapestesh, amfibrakësh, trokesh dhe jambesh, një intonim burrëror, që e ndiejmë edhe te muzika e tij origjinale". Shkëndrit, moj dritë që na lë shëndenë Moj dasm‘ e funtme, shkrepëti nga zia\‘
Po e vazhdoj më tej komentin po me këtë frymë. Ndihen tani kumbimet solemne të trumbetave oksitone, përplaset vetë jeta: dasmë - zi, dritë - që lë shëndenë për të mos u kthyer kurrë më, për të mos u përsëritur më dhe vetë zia pastaj, që është dhe mort, edhe errësirë, edhe fund i jetës, amshim, pafundësi. Nga lindja gjysm‘ e qiellit na u errPak vetëm na shkëlqen na Perëndimi. Edhe një kontrapunkt tjetër, edhe një antonim tjetër lindje - perëndim, i krijuar, që nuk ekziston në origjinal. Qëndro, qëndro moj mbrëmje plot me vrerVazhdo, vazhdo, or diell ngazëllimi! Ndërkaq ndihen dridhjet e ajrit, ngricat, të ftohtët mortor. Nga dimr‘i ftohtë gjaku na u mpiPor zemra ndrit me lul‘ e me lëndinë. Dhe tani fjala "nuse", një përfytyrim krejt i papritur, në qendër të dasmës - kujë, midis jetës dhe yllësish, mes brengave dhe lumturisë, që për herë të mbrame djeg dhe gëzon pleqërinë. Asosacionet fektijnë, ndërthuren dhe lind kështu muzika, një muzikë sa hyjnore aq dhe funebre. Një shqipërim tipik nolian! Duke iu përsjellë kësaj poezie, I. Kadare (Ftesë në studio) shkruan1: "Noli disa herë shkoi dhe më larg. Ai deshi të provonte të pamundurën, d.m.th., që përkthimet e tij të jenë më të bukura se origjinali. Ai e bëri këtë me poetin F. Tjutçev në vjershën "Dashuria e funtme", ku vargjeve të ëmbla: Сияй, сияй прощальный светЛюбви последней зари вечерней, u dha në shqip një bukuri demoniake: Shkëndrit, moj dritë, që na le shëndenë Moj dasm‘ e funtme, shkrepëti nga zia. Por i pakënaqur siç duket që bëri të pabërën me një poet të zakonshëm rus, ai u rrek ta përsëriste atë me dy nga mjeshtrit e famshëm të vjershërimit: amerikanin Edgar Po me vjershën "Korbi", që ngjan si e shkruar në shqip dhe francezin Sharl Bodler me vjershën "Asaj që shkoi". Është një tezë që mund të rishikohet. Pranëvënia një poet i zakonshëm rus dhe një poet (nënkupto) i jashtëzakonshëm shqiptar, përveçse një mungesë modestie nga ana e letrave shqipe, përcjell dhe një pasaktësi artistike. I përcaktuar nga Dostojevski si poeti i parë filozof në letrat ruse, F. Tjutçevi, diplomat, eseist, përkthyes dhe mendimtar, është një nga lirikët më delikatë, i dallueshëm qartë për prirjet e tij filozofike, çka nënkupton dhe një përzgjedhje jo të rastësishme nga ana e Nolit. "Kundërshtia qenie - mosqenie është thelbi i tablosë së tij poetike" thotë J. Ndërsa për sa i përket mendimit që përkthimet e tij të jenë më të mira se origjinali është një tezë e prapambetur, e cila sot tingëllon krejt e papranueshme përballë arritjeve të strukturalizmit francez dhe veçmas të shkollës postmoderniste të Zh. Deridasë, e cila e molekulizon aktin përkthimor deri në një shkëmbim atomesh emocionale. Kjo çon detyrimisht në rishikimin e tërë shkollës noliane të përkthimit. V. Nabokov, në artikullin e tij "Arti i përkthimit", sjell jo pa ironi një rast të tillë: "Jo shumë kohë më parë, një kompozitor i njohur rus më kërkoi të përktheja në anglisht një poezi, të cilën e kish muzikuar 40 vjet më parë... Për fat të keq, ky tekst ishte poezia e njohur e Edgar Poes, "Kambanat" në përkthimin e K. Balmontit. Se ç‘përfaqësojnë në vetvete përkthimet e shumta të Balmontit, mund ta kuptosh lehtë nga krijimet e tij vetjake: ai dallohej nga një një paaftësi pothuaj patologjike qoftë dhe për të krijuar një katrenë melodike... Duke e përkthyer këtë poezi në kah të kundërt në anglisht, unë u përkujdesa për të gjetur fjalët gjegjëse që të përcillnin kumbimin rus. Tani, nëse dikujt i bie në dorë përkthimi im anglisht, ai, prej budallallëkut, mund që ta përkthejë sërish rusisht, kështu që vjersha, në të cilën nuk ka mbetur asgjë prej E. Poes, t‘i nënshtrohet sërish një balmontizmi, derisa "Kambanat" të shurdhohen deri në "Memecëri". Nëse do të kuturisnim tani, qoftë dhe për arsye metodike, ta ripërkthenim këtë shqipërim nolian në rusisht, nuk do të kishim më një shurdhim, në të kundërt do të kishim një Tjutçev shumë më dinamik dhe shumë më jetësor, një Tjutçev në katror ose në kub, por, gjithsesi, jo të natyrshëm. Arsyeja është se shkolla klasike noliane nuk e respekton strukturën tekstore, ajo nuk e sheh atë si një tërësi ndërthurjesh semantike dhe artistike të kufizuara, brenda të cilave mund të gjenerosh. Duke e vetjakizuar origjinalin, duke mbajtur qëndrim dinamik mbi elementet, duke i përthithur dhe i pasuruar ata, ajo shpalos vetveten, pa kufi, deri në shfytyrim të njësisë referenciale. Mendoj se rënia e tabusë politike sjell për pasojë dhe rënien e tabusë artistike, te cilat kanë bërë që deri më sot kjo shkollë të pranohet si e përkryer, thuajse në mënyrë aksiomatike. Kjo është arsyeja që ky poet i pafundësive së shpirtrave dhe qiejve, sipas A. Volinskit, është përcjellë në shqip jo me një lloj qetësie dhe delikatese, që ai i rrezaton, por disi bujshëm. Kjo ka bërë që Noli, ky mjeshtër i aliteracioneve, të mos dallojë pothuaj asnjë lloj aliteracioni, që e përshkon vjershën fund e krye. Tek e fundit kjo jetë që po shuhet e që të kujton vargun e Lamartinit O kohë ndale fluturimin tënd! të mos përcillet me gjithë ngjyresat e saj filigrane. Janë zhurmat parazitare ato që e cenojnë këtë shqipërim, zhurma të cilat me ç‘duket qysh herët e kanë shoqëruar mediumin politik e shoqëror të shqiptarëve. "Përkthimi i njajë vepre klasike, mbas mendimit t‘em - shprehet Gj. Fishta - ka shumë analogji me të rame nji zani njajë melodije me vegla të ndryshme muzikore..., por nota, koha e ekspresioni nuk mund të ndrrojnë, tue kenë se këto janë të shprehunit e ides së muzikantit". Pikërisht ajo që ndryshon tek Noli është ekspresioni, tonaliteti i veprës! Ky tonalitet i ngritur, romantizant, kjo frymë me lule e lëndinë, të cilat as që gjenden në origjinal, por që dëshmojnë për një qëndrim disi folklorizant, vulgarizues, do të jenë shpesh mbizotëruese në shkollën përkthimore të viteve ‘60, por në disa raste dhe të viteve ‘90 të shekullit që kaloi. Kjo do të çojë, përveç arritjeve, edhe në aventura përkthimore.