Enke, te gjithe te tronditur nga lajmi
Barcelona eshte nje prej ish-klubeve te tij dhe presidenti Joan Laporta theksoi: - "Barcelona eshte ende e shokuar me lajmin e vdekjes se Enke. E njihja personalisht ate. Ishte nje djale shume i edukuar dhe i sjellshem". Enke ne debutimin e tij me ekipin e Barcelones nuk pati fat, pasi skuadra e tij eshte mundur nga nje skuader e kategorise se dyte dhe portieri mori fajin kryesor, prej trajnerit Luis Van Gal, qe drejton aktualisht ekipin e Bajernit te Mynihut. Enke, i cili ka lindur ne ish-Gjermanine Lindore, ne qytetin e Jenas ku nisi edhe karriera e tij, ka luajtur gjithashtu edhe me Borisa Myshengladbah, Befiken, Tenerifen dhe Fenerbahce. Nga ekipi turk u largua shpejt, pas reagimit te tifozeve ne nje ndeshje te kampionatit. Ai i eshte bashkuar ekipit te Hanoverit, ne vitin 2004. Presidenti i Benfikes, Luis Filipe Vieira tha: - "Ndonjehere, ne jete marrim lajme te keqija, sic ishte edhe lajmi i vdekjes se portierit Robert Enke, qe padyshim na ka tronditur".