Van Persi: Nuk jam "vrases", si Drogba dhe Torres
Trajneri i Holandez, Bert van Marvijk do te vendose Van Persin ne mesfushe gjate ndeshjes se kombetares. Kjo terheqje, edhe pse Van Persi po shkelqen me "topcinjte" ne rolin e sulmuesit, ka ardhur per shkak se me Holanden, luajne nje sere sulmuesish te tjere me emer. Pavaresisht numrit te larte te golave, Van Persi shprehet nder te tjera se nuk mund te krahasohet me sulmues te tjere, te kalibrit te Didier Drogbase dhe Fernando Torresit. Van Persie ndjen se stili i tij eshte me shume nje kombinim i tradites holandeze dhe mesfushorit. "Nuk e shoh veten nje sulmues te mirefillte" ,- theksoi Van Persi. "Djem si Fernando Torres dhe Didier Drogba jane me te vertete "vrases" para portave kundershtare", - thekson me tej holandezi i Arsenalit. "Une kam kontribuar ne kampionat me shtate asiste dhe jam krenar me golat qe kam shenuar deri tani. Kam gjetur veten shume mire, ndaj edhe kam pasur efektivitet ne loje", - perfundon holandezi Van Persi. Per rolin me Holanden, Van Persi thekson se do te luaje ku te kete nevoje skuadra e tij.