E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania ne zi per Enke, vdiq prej depresionit

Portieri i Gjermanise, Robert Enke ka vrare veten prej depresionit, - saktesohet ne versionin zyrtar, pas ngjarjes tragjike te portierit qe eshte hedhur ne shinat e trenit. Duke folur ne nje konference per shtyp, gruaja e tij, Tereza Enke tha se burri i saj eshte frikesuar se mos semundja e tij do te behej publike dhe do t'i merrnin vajzen e adoptuar. Femija biologjike e ciftit gjerman vdiq ne moshen 2 vjece, pas nje problemi qe pati me zemren. "Doja te isha ne vendin e tij tani", - theksoi Tereza Enke, e mbushur ne lot. "Kur ai ishte i semure dhe vuante prej depresionit, kemi kaluar kohe te veshtira. Ne mendonim se do te menaxhonin gjithcka, madje flisnim edhe per dashurine", - theksoi Tereza Enke. Ne muajin maj, cifti adoptoi nje vajze qe tani eshte 8-muajshe. Enke vdiq te marten ne mbremje teksa u hodh para nje treni. Mjeku qe e kuroi theksoi se shqetesimet e portierit Enke, kane nisur qe ne vitin 2003, kur humbi vendin e titullarit tek Barcelona. Qindra tifoze te Hanoverit rrethuan klubin per te nderuar Enke. Hanoveri ka vendosur nje bllok shenimesh, ne kujtim te lojtarit. Kancelarja Anxhela Merkel i dergoi nje ngushellim "shume special". Edhe shoket e skuadres se Enke nuk kane mundur dot qe te besojne lajmin. "Nuk di se cfare te them. Jam i tmerruar", - theksoi kapiteni i Gjermanise, Majkell Balak. Ekipi kombetar i Gjermanise "fshiu" nga axhenda ndeshjet e radhes miqesore. Enke nuk ishte grumbulluar per ndeshjet e se shtunes, qe do te luhej ne Keln, ndaj Kilit. Te merkuren Gjermania kishte planifikuar nje ndeshje tjeter, me ekipin e Bregut te Fildishte. Presidenti i Federates Gjermane te Futbollit, Reinhard Rauball theksoi, se do te mbahet nje minute heshtje para se te luhet ndeshjet e raundit tjeter, nga 21 deri ne 22 nentor dhe te gjithe lojtaret do te mbajne shirit te zi. "Ne jemi te shokuar per vdekjen tragjike te Robert Enkes, - theksoi Rauball.- Ai ishte nje sportist i shquar dhe nje person i vecante". Enke beri debutimin me ekipin e tij kombetar ne humbjen 1-0, me Danimarken ne mars 2007. Ndeshja e tij e fundit, fitorja 2-0 ndaj Azerbajxhanit me 12 gusht. Ai ka luajtur gjithashtu rreth 196 ndeshje ne Bundeslige. Pas terheqjes se Jens Lehmanit, gjate Kampionatit Evropian te vitit te kaluar, Enke eshte percaktuar si portieri i pare i Gjermanise, por sapo u kthye ne kombetare, theu doren. "Robert ishte nje portier fantastik dhe shok skuadre", - theksoi Lehman.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›