E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enkel Demi lë “Klanin” për “Vizionin”

TIRANE-Ai është kthyer tashmë në një prej ikonave të televizionit Klan. Gazetar i hershëm dhe drejtues i disa emisioneve, së fundmi ‘Kutia e Fundit’ e “Bingo Show”. Po kështu në televizionin tjetër, ‘ABC News’ shfaqet në tre orët e para të mëngjesit 7-10, teksa informon publikun.

Pasditja e gjen në valët e Club Fm, ku bashkë me kolegun e tij, Edi Oga drejton programin “Makinë me dy timonë”. Kjo është e përditshmja profesionale e Enkel Demit e cila duket se do të zgjasë edhe për pak muaj. Sipas informacioneve që kemi mësuar, shtatori do ta gjejë Enkelin në ekranin e një tjetër televizioni teksa do të përshëndesë shikuesit e tij drejtpërsëdrejti nga Vizion Plus. Këto janë zërat që qarkullojnë dhe kjo sigurisht bëhet në kuadër të lëvizjeve dhe ndryshimeve mediatike që si gjithmonë shtatori i rezervon. Nga sa flitet Enkel Demi do të drejtojë atje një quiz show, ndonëse gjithçka deri tani mbetet në kuadrin e një projekti.

(d.b/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›