“Nano President”, Dule: Vota ime, pro. Mediu: Kreu i shtetit nga PD
TIRANE-Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule dha dje, mbështetjen e tij dhe të partisë që drejton për kandidimin e Fatos Nanos, për postin e Presidentit të vendit. “Për sa kohë, PBDNJ-ja ia ka dhënë votën e saj në vitin 2007-të, nuk ka pse mos ta japë në vitin 2012-të”,- u shpreh Dule, në një prononcim televiziv. Ai bëri të ditur se javën që vjen do të ketë një takim me ish-kryeministrin socialist Nano, për të diskutuar. Me gjithë mbështetjen, që Dule ia jep Nanos pa rezerva, ai tha se “procesi i përzgjedhjes së Presidentit do të jetë i komplikuar, ndaj mund të ketë edhe surpriza”.
Lidhur me kete çeshtje dje ka reaguar edhe kryetari i Partisw Republikane, Fatmir Mediu, i cili e ka quajtur normale nisjen e takimeve të ish-kryeministrit Fatos Nano me faktorin politik, për mbështetjen në ambicien e tij presidenciale. Por Mediu beson se pasardhësi i Bamir Topit në presidencë do të jetë nga radhët e PD-së, pasi sipas tij, kjo parti ka plot figura me integritet për postin e kreut të ri të shtetit. “Unë e quaj normale fillimin e takimeve të z.Nano me krerët e partive politike, me qëllim që të sigurojë mbështetjen në garën presidenciale. Megjithatë, besoj se presidenti do të jetë nga radhët e PD-së, ka plot figura të denja për atë post”,- deklaroi Mediu. Ditët e para të kësaj jave që vjen, Nano deklaroi se do të takohet edhe me kreun e PS-së, Edi Rama, me të cilin gjithashtu do të bisedojë në lidhje me kandidimin e tij për president të vendit.
Ndërkohë, brenda PS-së duket se nuk i mungon aspak mbështetja. Por, kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se vetë PD-ja do të ketë kandidatin e tij, ndërkohë që së fundmi ka lënë të hapur mundësinë e bisedimeve me opozitën.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)