E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton vetëvrasjen në sy të djalit 5 vjeç

POGRADEC - Mbrëmjen e së premtes, një 38-vjeçar nga qyteti i Pogradecit ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij. Alban Shahu ka goditur veten me thikë në sy të djalit të tij 5-vjeçar dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas policisë lokale, që prej 10 ditësh Shahu ishte përfshirë në një gjendje të thellë depresive. Shkak është bërë divorci me bashkëshorten. Pjesëtarë të familjes Shahu kanë pohuar se 38-vjeçari konsumonte vazhdimisht alkool dhe të gjitha paratë që fitonte në ndërtim i linte nëpër lokale. Kjo ka bërë që bashkëshortja e 38-vjeçarit të divorcohet.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›