Zjarr në fabrikën e këpucëve në Laprakë, vdes një punëtor
Tirane-Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sot në orët e para të ditës nje pjese te fabrikës e këpucëve "Filanto" në Laprakë. Mësohet nga policia se ka vdekur një punëtor i fabrikës nga asfiksia. 52-vjeçari, Zenel Hoxha ishte roje në kërtë fabrikë. Ai u gjet i vdekur nga forcat zjarrfikëse teksa luftonin për shuarjen e flakëve. Sipas policise shkëndija e zjarrit ka ndodhur pikërisht në kabinën e rojes si pasoje e një rezistence që ai ka pasur ndezur për tu ngrohur gjatë nates. Drejtori i Përgjithshëm i Forcave Zjarrfikëse, Dilaver Laci, tha se njoftimi është marrë rreth orës 07.20 minuta. Pas shuarjes së flakëve, forcat zjarrfikëse konstatuan se kishte vdekur brenga ne kabinen e tij roja i ndermarrjes. Ngjarja u njoftua nga roja tjeter i cili kishte shkuar per te marre turnin. Mesohet se flaket nuk jane perhapur shume, ndaj nuk ka deme te medha ne fabriken e kepuceve.