E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti, kriza në eurozonë pritet të ndikojë negativisht në Shqipëri

Banka e Shqipërisë paralajmëron se, ngadalësimi i ekonomisë në vendet partnere pritet të ndikojë negativisht performancën e ekonomisë shqiptare nëpërmjet uljes së kërkesës për eksporte dhe rënies së remitancave. Kjo tablo ekonomike do të sjellë presione të dobëta mbi çmimet e konsumit dhe ekspertët e Bankës Qendrore parashikojnë që inflacioni gjatë vitit të ardhshëm do të ketë një prirje rënëse. Megjithatë, parashikimet për inflacionin janë pjesërisht të kushtëzuara nga ecuria e çmimeve të administruara, si për shembull ato të energjisë elektrike apo të ujit të pijshëm. Banka e Shqipërisë ka llogaritur se çmimet e administruara ndikojnë me mesatarisht 0.7 pikë përqindjeje normën e inflacionit. Nëse entet rregullatore vendosin rritje të çmimit të energjisë dhe ujit, projeksionet për rënie të inflacionit do të preken ndjeshëm. Ekonomia shqiptare nuk ka pasur rritje të dukshme nga niveli i tremujorit të parë. Gjatë prezantimit të Raportit të Politikës Monetare për tremujorin e tretë të vitit, Banka e Shqipërisë vlerësoi se ekonomia shqiptare ka ruajtur ritme rritjeje të ngjashme me nivelin 3.4%, të matur nga Instituti i Statistikave për tremujorin e parë. Sipas kalendarit të vet të publikimeve, INSTAT-i duhet të kishte publikuar të dhënat për Prodhimin e Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›