E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, 1888 emrat që marrin tapitë sipas rretheve

ALUIZNI: Ja përfituesit për Tiranën, Durrësin, Shkodrën, Lezhën, Beratin, Fierin, Korçën, Elbasanin, Vlorën, Kukësin dhe Gjirokastrën

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e radhës kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelës ndërtimore për 1888 objekte informale. Ndërtimet informale për të cilat u miratua kalimi i të drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore, u përkasin 11 qarqeve të vendit dhe janë përgatitur gjatë periudhës qershor-tetor 2011. Përfituesit i përkasin rretheve të ndryshme të vendit, dhe numri i parcelave ndërtimore sipas qarqeve është: Tiranë, 97; Durrës, 579; Shkodër, 351; Lezhë, 76; Berat, 36; Fier, 277; Korçë, 39; Elbasan, 167; Vlorë, 207; Kukës, 33; Gjirokastër, 25. Tashmë drejtoritë e ALUIZNI-t në qarqe, do të nisin menjëherë punën për plotësimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, të nevojshëm për pajisje me leje legalizimi. Ndërkohë që strukturat e ALUIZNI-t po vijojnë punën për përmbushjen e objektivave ligjore sipas afateve të përcaktuara.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›