Sarkozi Stabiliteti forca e aleances sone
Një minisamit për krizën e borxhit në zonën euro mes drejtuesve francez, Nicolas Sarkozy, gjerman, Angela Merkel dhe italian, Mario Monti filloi sot në mesditë në Strasburg në lindje të Francës. Pas takimit të tre liderët dolën në konferëncë të përbashkët për shtyp.
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi tha se “ Jemi të vendosur për të mbështetur euron. Diskutuam krizën në Europë dhe Itali, do të bëjmë ç’është e munduar për daljen nga kriza. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën e rëndë. Franca e Gjermania do bëjnë propozime për ndryshimin e traktateve BE. Ne kemi besim të plotë tek BQE”.
Është hera e parë që kryeministri i ri italian, i emëruar më 13 nëntor pas dorëheqjes së Silvio Berlusconi i bashkohet çiftit franko-gjerman, i cili u ftua për të diskutuar për gjetjen e zgjidhjeve për shmangien e përhapjes së krizës.
“Europa ka reaguar mirë për krizat, i shpreha kancelares Merkel programin e kursin e qeverisë italiane. Jam i angazhuar për të konsoliduar financat publike dhe i’u tregova për reformat strukturale italiane. Qëndrimet tona janë të njehsuara për euron”, tha kryeministri italian Mario Monti.
Ndërsa kancelaria gjermane Angela Mergel tha se “ Jemi të ndërgjegjshëm për situatën në Eurozonë. I kemi dhënë mbështetje Montit. Po punojmë për unionin fiskal. Ne duam monedhë të qëndrueshme në eurozonë. Ndihmat për Greqinë do të jenë të vazhdueshme”.