Denohen me 17 vjet, tentuan trafikun e droges
TIRANE - Gjykata ka denuar dje me 17.4 vjet kater persona, te akuzuar per trafik te lendeve narkotike. Togat e zeza kane denuar 23-vjecarin lazaratas, Sinan Rabi, i cili perdori 3 te mitur per te kaluar drogen drejt Greqise, me 7.4 vjet burg. Per tre te miturit te perfshire ne kete rrjet trafiku, Spiro Kotroci, Kastriot Llupi, Vilson Rushi gjykata dha denimin me nga 3.4 vjet secilin. Nga hetimet e kryera nga prokuroria ka rezultuar se tre te pandehurit e mitur ne date 19 shkurt 2008, jane kapur ne flagrance ne afersi te fshatit Bularat te Gjirokastres, duke cuar nepermjet rruges se malit ne kembe dy canta me bime, te cilat sipas aktit te ekspertimit kimik, rezulton te jene lende narkotike e llojit kanabis sativa. Nga hetimet ka rezultuar se te pandehurit kane shkuar per te marre cantat ne nje tunel ne afersi te fshatit Bularat. Pasi kane marre cantat, jane nisur se bashku ne drejtim te kufirit me Greqine. Droga sipas prokurorise ishte e te pandehurit Femi Rabi, nga Lazarati. R. Caushaj