E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreh te riun dhe i shkaterron makinen

TIRANE - Kapet nga policia nje person i denuar me 12 vjet burg. Burime zyrtare te uniformave blu thane se, kane vene ne pranga Fatmir Avdillarin, 36-vjec. Sipas policise, arrestimi i tij eshte bere ne oret e para te mengjesit te djeshem, nga efektivet e seksionit Kunder Krimeve Ndaj Jetes dhe Shendetit. Burime zyrtare thane se, Avdillari, banues ne Yzberisht, ka qene i denuar me pare me 12 vjet burg. Kapja e tij u be pasi ne rrugen "Hamdi Cenoimeri", ne Kombinat, ka rrahur te riun me inicialet A. H., si dhe i ka demtuar xhamat e mjetit "Lancia", me targe TR 0176 E, ne pronesi te ketij personi. Ngjarja mesohet se ka ndodhur pasi viktima i kishte zene rrugen me makine. A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›