Policia arreston dy te rinj, u kapen me hashash
TIRANE - Dy te rinj jane vene ne prangat e policise, pasi jane kapur me nje sasi hashashi. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane gjate dites se djeshme se, nga efektivet e seksionit te Luftes Kunder Droges ne oret e para te mengjesit te dites se djeshme kane bere arrestimin ne flagrance Orgest Nicos, 26 vjec dhe Perika Kosho, 21vjec, te dy lindur ne Erseke dhe banues ne Tirane. Arrestimi i Nicos eshte bere pasi gjate kontrollit fizik i eshte gjetur nje sasi lende narkotike, ngjyre kafe e dyshuar si e llojit hashash, e futur ne qese plastike dhe e mbeshtjelle me leter alumin. Gjate ketij aksioni, policia ka sekuestruar 51 grame, lende narkotike dyshuar hashash, nje celular e 5 karta sim. Ndersa Perika Kosho eshte vene nen akuzen e mos kallezimit te krimit. A. C