E Diel, 1 Nëntor 2026

Paja i arrative ndryshon mendje në Apel, i ulen 5 vite dënimi

07/04/2010 Pas gjykimit të shkurtuar dënohet me 6 vite e 8 muaj

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda më19 mars 2009 nuk e pranoi kërkesën e Ilir Pajës për gjykim të shkurtuar, por ndryshe ndodhi dje në Apelin e Krimeve të Rënda. Nëpërmjet avokatit të tij, i pandehuri paraqiti kërkesën për gjykim të shkurtuar duke marrë përgjigje pozitive. Pas këtij vendimi, gjykata e deklaroi fajtor Pajën duke e dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg. Ndërkohë që në shkallën e parë ai u dënua nga gjyqtari Idriz Mulkurti me 15 vjet. Ky ndryshim u bë edhe pse akuza kërkoi deklarimin e tij fajtor dhe dënimin me 25 vjet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë të një punonjësi policie. I njohur si “mjeshtri i arratisjeve”, Ilir Paja ka përfituar në Apel edhe ndryshimin e kualifikimit të veprës, madje ka ndryshuar edhe mënyra e arsyetimit. Trupi gjykues e deklaroi fajtor për akuzën e plagosjes së rëndë, duke i hequr tentativën kundër punonjësit të policisë. Po kështu në arsyetimin e saj, ajo tha se i pandehuri në momentin që ka qëlluar nuk e ka ditur se kishte përballë punonjës policie. Ishte avokati Arben Osmanllari ai që bindi gjykatën nëpërmjet provave të paraqitura për të ndryshuar kualifikimin e veprës penale dhe për të proceduar me gjykim të shkurtuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›