E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia flet mbi tentativën e Haxhiut për tu hedhur bashkë me 3 fëmijët

Tiranë, 7 Prill NOA Update Policia e Tiranës u shpreh zyrtarisht pak çaste më parë mbi ngjarjen e ndodhur sot rreth orës 12.30 në Bulevardin Zogu I në tarracën e një pallati të ndodhur përpara Ministrisë së Drejtësisë.

Përmes një komunikimi për mediat, zëdhënësja Alma Katragjini tha se Ferit Haxhiu, 52 vjeç, banues në Lagjen Nr. 8 Durrës, së bashku me tre fëmijët e tij, kishin hipur në tarracën e këtij pallati, dhe në shenjë proteste kërkonte, që problemi i tij të trajtohet nga Ministria e Drejtësisë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe pas negociatave me të, bënë të mundur zbritjen e tij të dhe të fëmijëve, pa lëndime, - tha Katragjini.

Mësohet se pas intervistimit nga Policia, 52-vjeçari Ferit Haxhiu është pritur edhe nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët po marrin në trajtim kërkesën e tij.

e.r/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›