PS: Vota per ligjet, kur te plotesohen kushtet Rozeta Rapushi
Qe socialistet te japin votat per projektligjet qe kerkojne 84 te tilla per miratim, mazhoranca duhet te pranoje propozimin e bere per keto projektligje ne paktin prej 10 pikash te kreut socialist Edi Rama. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, tha ne seancen e djeshme plenare, se nuk ka asnje arsye qe mazhoranca te pretendoje votat kur PS e ka bere nje propozim, qe ato te trajtohen gjeresisht, me eksperte vendas edhe te huaj ne Komisionin e Ligjeve. "Opozita shqiptare ju ka bere nje oferte. Nje oferte ne plotesim dhe zbatim te atij rekomandimi qe ju ka bere Bashkimi Evropian. Te mandatohet Komisioni i Ligjeve qe brenda ketij sesioni, qe do te thote brenda 2011-es, te trajtoje ne bashkepunim me nje grup "ad hoc" konstitucionalistesh, grupesh interesi, ekspertesh te Bashkimit Evropian, rasti pas rasti, te gjithe nenet dhe projektligjet sipas fushave, ne nje proces te hapur dhe transparent, sic thote rekomandimi i BE-se. Ne marrim angazhimin te japim dakordesine me voten tone, te cdo rezultati qe do te sjelle kjo procedure, sipas rekomandimit te BE-se",- saktesoi Ruci. Ndaj sipas tij, me nje propozim te tille, mazhoranca nuk ka se si pa e realizuar kete, te pretendoje votat e opozites. Madje, socialisti e quajti provokim, faktin qe mazhoranca ne cdo seance plenare, perfshin ne rend te dites edhe projektligje qe kerkojne 84 vota, kur PS e ka bere te qarte qendrimin e saj, se nuk do te votoje asnje projektligj pa u diskutuar dhe miratuar me pare, propozimet e saj ne paktin "per Shqiperine si e gjithe Evropa". "Mos provokoni! Kemi kaq dite, qe publikisht, institucionalisht, ketu ne sallen e Parlamentit, nje nga pikat e ofertes sone, i jep pergjigje institucionale dhe publike ketij problemi. Prandaj as sot, as ne seancen e radhes, mos perserisni ate qe thate tani, se nuk ka pergjigje. Nuk ka pergjigje, eshte e vertete, po mungesa e pergjigjes eshte moskthimi dhe mospranimi i ofertes qe ju ka bere opozita shqiptare",- u shpreh kreu i grupit socialist. Ruci tha se nuk eshte aspak serioze per mazhorancen qe per te disaten here, kerkon qe pergjegjesine t'ia lere opozites, per mosplotesimin e objektivave qe jane per te dy palet. Ai permendi ketu edhe rekomandimin e Komisionit Evropian, qe qeveria bashke me opoziten kane pergjegjesine, qe ne menyre transparente dhe kushtetuese te gjejne rrugen e zgjidhjes drejt integrimit te Bashkimin Evropian.
Deshton votimi i projektligjeve
Partia Socialiste bllokoi serish dje, votimin e te gjitha projektligjeve qe kerkojne 3/5-at e votave te deputeteve ne Kuvend, qe e perkthyer ne numra, jane 84 vota. Deputetet socialiste, bene te qarte dje se nuk do te votojne keto projektligje, nese ato nuk do te rikthehen per shqyrtim ne Kuvend, me eksperte vendas dhe te huaj. Nje pike kjo e paketes se propozuar kohe me pare nga kreu socialist, Edi Rama. Ne seancen e djeshme, nga socialistet u permend vetem kjo pike nga 10 propozimet e Rames, si e domosdoshme per t'u realizuar nese mazhoranca kerkon te miratoje nismat ligjore, qe kerkojne shumice te cilesuar te votave.