Enver Hoxha, djalë ilegal i Çerçiz Topullit?

>Nga Pirro PRIFTI
Pavarësisht anatemimit të figurës së Enver Hoxhës udhëheqësit diktatorial shqiptar, pavarësisht ngritjes dhe uljes së figurës së tij gjatë këtyre 68 viteve që nga ngritja e tij si figurë politike pas 8 nëntorit 1941, pavarësisht nga gjykimi emocional dhe klientelist i figurës së tij po nga brezi e cili jetoi e punoi bashkë me të, por dhe nga brezi që u rrit pasi ai vdiq e që jeton dhe sot e kësaj dite, figura e tij do të ngelet një figurë historike sa paradoksale dhe komplekse aq dhe figurë e urryer për shtresat e mundura, por dhe e dashur për shtresat që përfituan nga ai.Dihet që ka akoma mister dhe enigmë në historinë e jetës së tij, sidomos se si është e mundur që një njeri nga një familje krejt e zakonshme të bëhet një udhëheqës e diktator. Nga historia kemi mundur të kuptojmë që gjithnjë kur e kërkon momenti, Zoti zgjedh dikë që të bëjë ndryshimin qoftë për mirë e qoftë për keq- për planin e pakuptueshëm të Zotit rëndësi ka bërja e ndryshimit. Skënderbeu me një kod gjenetik të njohur (i njihej nëna e baba) u bë udhëheqës, Ali Tepelena dhe Karamahmut pasha me kod gjenetik të njohur u bënë udhëheqës, Zogu me një kod gjenetik të njohur u bë udhëheqës, Ismail Qemali me një kod gjenetik të njohur u bë udhëheqës, Alia me një kod të njohur u bë udhëheqës, Berisha e Nano me kode gjenetike të njohura u bënë udhëheqës, kurse Enveri me një kod gjenetik të pakuptuar deri më sot u bë udhëheqës. E themi këtë sepse Enveri megjithëse në një familje me nënë e babë nuk u rrit nga babai por u bë lanet nga ai, dhe u rrit nga xhaxhai. Arsyet se përse ndodhi kjo dramë dhe skandal familjar në atë kohë, dhe përse Enveri u bë diktator dhe malinjë, do ti shtjellojmë më poshtë.
Është shkruar shumë për ish diktatorin komunist për bëmat dhe gjëmat e tij, për të mirat e të ligat, për, për hairet dhe pahiret e tij, etj, etj, por në këtë shkrim do të pasqyrohet një mundësi reale e prejardhjes së tij gjenetike ( pra për atësinë e tij) duke u mbështetur kryesisht tek ato të pohuara nga ai vetë në shkrimet e tij (ato që ka shkruar me dorën e tij dhe në ato që janë shkruar nga të tjerë nëpërmjet miratimit të tij). Dihet fare mirë se Enveri lindi më 16 tetor 1908 (dhe ka disa të dhëna që data16 tetor mund të mos jetë e sakta në vend të një date tjetër 1ose2 javë më përpara). Sipas bashkëkohësve të tij (Javer Hurshiti -prefekti i Shkodrës, dhe Mexhit Kokalari i cili ka dhënë informacion për gjenealogjinë e Enver Hoxhës) por dhe sipas shkrimeve të tij, një nga personat më të dashur pas xhaxhait tij Hysen Hoxha (xhaxha Çeni), ishte Çerçiz Topulli (1880 15 korrik 1915), dhe në përgjithësi familja Topulli nga të cilët Enveri kishte miqësi me Skënder Topullin, por dhe nga të tjerë të rrallë respekt për Thoma Papapanon).
Historia e jetës së Enver Hoxhës është e ngërthyer në një pikë të çuditshme të historisë së Shqipërisë , e ndoshta këtë ngërthim vetë E. Hoxha ka arritur ta inokulojë indirekt në mendjet e shqiptarëve gjatë gjithë qëndrimit të tij si udhëheqës i vendit duke e kaluar informacionin që ka dashur ta thotë haptas (por që ka pasur frikë ta thotë) me plot gojën e vet por që e shpërndarë me marifet duke na dhënë të kuptojmë se këtu diçka ka; është fjala për betejat e çetës së Çerçiz Topullit, për ngjarjen e vrasjes së Bimbashit, për transferimin e eshtrave të Çerçiz Topullit, dhe të Bajo Topullit, për vajtjen e herë pas hershme gati çdo përvjetor (në fakt çdo jubile) të datës së luftës së Mashkullores dhe të vrasjes së Bimbashit. Një interesim misterioz, i habitshëm dhe plot zell i tij për familjen Topulli në përgjithësi dhe për Çerçiz Topullin në veçanti gjatë gjithë jetës së tij që kur ishte i ri e deri sa vdiq më 1985, Enveri nuk e hoqi nga goja Çerçiz Topillin, sikur donte të thonte diçka tjetër më tepër por që nuk e nxirrte dot misterin e fundit të historisë së jetës së tij nga goja sikur ta pengonte diçka (diçka që për Enverin ishte sa e bukur aq dhe imorale, sa për tu lavdëruar aq dhe ilegale, sa heroike aq dhe tallëse, sa familjare aq dhe adulteri), fragment nga e cila po përpiqem ta plotësoj bazuar në disa fakte historike, të dhëna nga shkrimet e e tij, dhe disa hamendësime psikologjike të bëra bazuar në historinë e këtij njeriu që sundoi Shqipërinë për 40 vite rresht duke i shkaktuar popullit të tij brenga, hidhërime por dhe shpresë në fillimet e udhëheqjes së tij. Konglomerati që ka qëndruar i pazgjidhur në historinë e jetës së Enver Hoxhës është misteri i pazbardhur i relacioneve të tij me familjen Topulli në përgjithësi dhe me Çerçiz Topullin në veçanti dhe përse Enveri nuk e hoqi nga goja këtë Hero të rilindjes dhe nuk mbajti në gojë ta zëmë, Çajupin, Naimin apo dhe bashkëkohësin dhe bashkëluftëtarin e Çerçiz Topullit- Mihal Gramenos (aq sa për një farë kohe çeta e Çerçiz Topillit quhej dhe çeta e Mihal Gramenos ose e të dyve së bashku:Cceta e Mihal Gramenos dhe Çerçiz Topullit. Interesant është fakti që kënga e kënduar për ngjarjen e vrasjes së Bimbashit të cilin e ekzekutoi jo direkt Çerçiz Topulli por me dy ushtarët e tij: Hiton nga Kardhiqi dhe Hajredinin nga Tremishti, e jo Çerçiz Topulli me Iso Labnë (shqiptohet në këngë por duhet të jetë Hito labnë) të cilët siç thotë kënga. Bimbashi emri i të cilit ishte i njëjtë me emrin e babait të Enverit: Halil- Musa Efendiu, një boshnjak nga gjiriti (sipas Javer Hurshitit, i cili ka shkruar një libër me kujtime të botuara në vitin 1939, 14 shtator, në 4 fletore të trasha). Vetë Bimbashi u plagos rëndë dhe nuk vdiq në atentat menjëherë por vdiq pas 48 orësh megjithë kujdesin e doktor Tases, ditën e fundit të shkurtit e fillimit të Marsit 1908, ashtu si përmendet në këngë.
Pyetjet që shtrohen për të zgjidhur këtë enigmë janë:
-Pse Enver Hoxha njihte për baba xhaxhain e tij Hysen Hoxhën (dajë Çeni) dhe jo të atin, pra burrin e të ëmës Gjyle apo Anesë- Halilin?
-Përse nuk rrinte më me të atin, i cili kishte me sa duket neveri ndaj tij, njëlloj sikur të ishte i adaptuar apo kopil e jo sikur të ishte djali i tij?
-Përse i ati Halil Hoxha e bëri lanet Enverin qysh të vogël?
-Çfarë drame kishte ndodhur në familjen e Enver Hoxhës midis Halil Hoxhës, i cili ishte Hoxhë i respektuar në Gjirokastër dhe gruas së tij Gjyle Hoxha alias Aneja?
-Përse kjo grindje e rëndë (sepse dihet që mohimi i djalit në një familje të respektuar duhet të ketë shkaqe të forta si p.sh, shkaku më i zakonshëm dhe më i vërtetë- rasti që djali nuk është i babait (pra Halilit por i dikujt tjetër), u mbajt brenda përbrenda familjes? Mos ishte turpi që do të binte mbi këtë familje dalja në shesh që Enver nuk ishte djali i Halilit?
-Përse xhaxhai i tij u kujdes që familja e të vëllait të tij Halilit të mos prishej, dhe përse xhaxha Hyseni u kujdes për Enverin si të ishte djali i tij? Mos vallë Hyseni pasi e kishte marrë vesh skandalin, për të mos prishur familjen, për të ruajtur nderin e familjes dhe për të krijuar alibinë që i vëllai i tij hoxhë Halili i ishte përkushtuar fesë e skishte kohë të merrej me edukimin e djalit të tij(?!), - por mori përsipër barrën e rëndë të mbylljes së këtij skandali që po të merrej vesh do të ishte thagmë e madhe në Gjirokastrën e asaj kohe e me pasoja të paparashikuara?
-Përse nuk i ndodhi e njëjta gjë vëllait tjetër Beqiri, i cili ishte pranuar nga i ati Halil Hoxha, si bir i tij? Përse nuk u kujdes xhaxhai për Beqirin, por u kujdes vetëm për Enverin?
-Përse nuk ndodhi e njëjta gjë me të bijat, të cilat Halil Hoxha i pranoi si bijat e tij? Përse xhaxhai i tij Hyseni nuk u kujdes për to por u kujdes vetëm për Enverin?
-Nëse pranohet kjo ngjarje si reale, atëherë kush ishte babai i vërtetë dhe i fshehtë i Enver Hoxhës? Bimbashi apo Çerçiz Topulli? se Halili nuk ishte jo se jo.
-Përse Çerçiz Topulli vrau Bimbashin? Për shkak se ai ishte uzurpator dhe i vënë nga turqit për të shtypur popullin? Apo për shkaqe personale? Sepse ai detyroi të fejuarën e Çerçiz Topullit Qamon të pranonte vizitën e obstetrit për të vërtetuar nëse ishte me barrë apo jo, e rrjedhimisht ta turpëronte Çerçizin para syve të popullit të Gjirokastrës si imoral? Apo sepse Çerçizi ishte rivali i Bimbashit (p