E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi të enjten në Kosovë me ftesë të Sejdiut

Me ftesë të presidentit kosovar Fatmir Sejdiu presidenti shqiptar Bamir Topi do të zhvillojë të enjten vizitën e tij të dytë zyrtare në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Prishtinë Topi do të zhvillojë takime me krerët e lartë të shtetit kosovar. 

TIRANE- Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi do të nisë të enjten një vizitë dy ditore në Kosovë. Vizita e tij bëhet me ftesë të homologut të Republikës së Kosovës, presidentit Fatmir Sejdiu.

Sipas Radio Televizionit Kosovar gjatë qëndrimit në Prishtinë, Presidenti Topi do të zhvillojë takime me krerët institucionalë më të lartë të vendit dhe me përfaqësues të institucioneve akademike dhe kulturore të Kosovës. Kjo është vizita e tij e dytë zyrtare në Kosovë, në cilësinë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

(s.g/rtk/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›