E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia shqyrton hapat kundër Sirisë

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul, tha se nuk është e mundur që Turqia ta injorojë faktin se Siria e ka rrëzuar një aeroplan luftarak turk.

Gul, duke folur pasi që Siria zyrtarisht konfirmoi se ajo e kishte qëlluar një aeroplan turk të premten, ka thënë se çdo gjë që ka nevojë të bëhet pas incidentit “do të bëhet.”

Ai tha se një hetim mbi incidentin do të vërtetojë nëse aeroplani ishte në hapësirën ajrore turke kur u rrëzua.

Gul tha gjithashtu se Ankaraja ka qenë në kontakt telefonik me Damaskun, derisa operacioni i kërkimit për aeroplanin e zhdukur dhe pilotët e tij është duke vazhduar.

Duke folur për agjencinë e lajmeve "Anatolia", Gul e cilësoi një rutinë të aeroplanëve ushtarakë të tejkalojnë kufijtë kombëtare. "Nuk është diçka qellim-keqe, por ndodh si pasojë e shpejtësisë së tyre", tha Gul.

Damasku pranoi se ka rrëzuar aeroplanin, duke u mbështetur tek ligjet qe zbatohen për të tilla situata. Një zëdhënës i ushtrisë siriane mbrëmjen e së premtes shpjegoi se aeroplani turk u vu në shënjestër dhe u godit menjëherë, pasi shkeli hapësirën ajrore të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›