E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti në ankth për rezultatin e zgjedhjeve!

Deri më tani janë marrë parasysh ankesat e dy kandidatëve, Mohamed Mursi, i cili vjen nga radhët e Vëllazërisë Muslimane dhe që pritet të shpallet fitues dhe Amed Shafiq, ish-kryeministri i regjimit diktatorial të drejtuar nga Husni Mubarak.

Përkrahësit e Vëllazërisë Muslimane kanë demonstruar në qendër të Kajros, duke kërkuar shpalljen e rezultatit. Korrespondenti i BBC-së thotë se vendi është thellësisht i polarizuar, dhe ekziston frika që njoftimi përfundimtar mund t’i përkeqësojë gjërat.

"Faruk Sultan, kreu i komisionit të zgjedhjeve presidenciale, do të shpallë rezultatet e zgjedhjeve të balotazhit presidencial të dielën në orë 3:00 pm (13:00 GMT)", ka thënë sekretari i përgjithshëm i komisionit, Hatem Bagato, në një deklaratë.

Përkrahësit e Vëllazërisë Muslimane, kanë mbajtur një manifestim të heshtur në Sheshin Tahrir, atje ku në dhjetëra të premte mijëra protestues u mblodhën për të denoncuar një lëvizje nga gjeneralët në pushtet. Të premten, Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura (scaf) u bëri thirrje mbështetësve të dy kandidatëve që të pranojnë rezultatin.

Zgjedhjet e vitit të shkuar u fituan masivisht nga parti, drejtues e të cilave janë besimtarë praktikantë myslimanë, por zgjedhjet u shpallën të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese e përbërë nga përfaqësues të regjimit të Mubarakut. /Start/

                                                                                             2012-06-23 16:22
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›