E Diel, 1 Nëntor 2026

Siria rrëzon avionin turk, Gyl: S’mund ta tolerojmë

Në reagim, Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, tha se avioni mund të jetë qëlluar nga artileria siriane, por shtoi se për shkak të shpejtësisë së madhe, ndonjëherë avionët kalojnë kufijtë me distanca të shkurtra.

Nga ana tjetër, Siria ka deklaruar se avioni turk ishte trajtuar “në përputhje me ligjet që rregullojnë situata të tilla”. Marina turke dhe ajo siriane po kërkojnë dy anëtarët e ekuipazhit.

Marrëdhëniet midis Turqisë, anëtare të NATO-s dhe Sirisë, janë përkeqësuar tejet shumë kohët e fundit për shkak të shtypjes me dhunë që presidenti sirian, Bashar al-Asad, po bën ndaj popullit të tij për shkak të trazirave që kanë nisur që prej marsit të vitit të shkuar. Më shumë se 30 mijë refugjatë sirianë janë larguar me dhunë përtej kufirit në Turqi. Pas të shtënave ndërkufitare nga forcat e sigurisë siriane në prill, mbetën të vdekur  dy refugjatë në një kamp në afërsi të qytetit të Kilis. Turqia tha se nuk do të tolerojë asnjë veprim që ajo e konsideron shkelje të sigurinë së saj.

Të shtunën, Presidenti Gyl tha se qeveria turke nuk mund të injorojë faktin se Siria kishte qëlluar një avion turk. "Kjo nuk është e mundur për të mbuluar më shumë se një gjë të tillë, çdo gjë që është e nevojshme do të bëhet", thekson Gyl, cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolli. Ai tha se nuk ka pasur asnjë qëllim nga Ankaraja që avioni të fluturonte mbi hapësirën ajrore siriane.

Presidenti turk tha se do të ketë një hetim të plotë nëse aeroplani ishte qëlluar në hapësirën ajrore turke, dhe zbuloi gjithashtu se Ankaraja kishte qenë në kontakt me Damaskun, pavarësisht se të dyja vendet kanë tërhequr diplomatët në fillim të këtij viti. "Ne e tërhoqën të dërguarin tonë nga Siria për arsye sigurie. Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi kontakte", shpjegoi ai.

Ushtria turke ka humbur kontaktet me radio me avionin F-4 Fantom të premten, rreth 90 minuta pasi u ngrit nga baza ajrore Erhac në krahinën e Malatya, në veri-perëndim, ndërsa avioni ishte duke fluturuar mbi provincën Hatay. /Start/

                                                                                             2012-06-23 10:49
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›