Epidemia, bllokohen 45 tonë ushqime
BERAT – Epidemia në Poliçan ka vënë në alarm Drejtorinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit në Berat.
Dje, kjo drejtori ka ndërmarrë një aksion duke bllokuar disa subjekte të tregtimit të produkteve të mishit dhe të qumështit. Rreth 45 tonë ushqime janë bllokuar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar, ato kanë rezultuar se tregtohen jashtë standardeve higjieno-sanitare. Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit bëri të ditur se këtë aksion e kishte ndërmarrë për të parandaluar mundësitë e sëmundjeve të ndryshme infektive. Kështu, dje janë vënë në sitë të gjithë subjektet që prodhojnë nën produkte qumështi dhe mishi. “Gjatë kontrollit të ushtruar nëpër subjektet tregtare dhe ato prodhuese u bë bllokimi i një sasie të madhe nënproduktesh qumështi, si djathë i bardhë, kaçkavall, gjalpë, etj”, bënë të ditur specialistët e kësaj drejtorie, të cilët morën pjesë në këtë aksion. Ndërkaq, në sektorin e nën produkteve të mishit u bllokua një sasi e konsiderueshme mishi. d.xh