Bashkia nderon avokatin Myzafer Pipa
SHKODER - Avokati i njohur shkodran Myzafer Pipa është nderuar nga bashkia e këtij qyteti me titullin “Qytetar Nderi i Shkodrës”.
Me këtë rast u organizua një ceremoni në teatrin “Migjeni” të qytetit për dorëzimin e titullit familjarëve të avokat Myzafer Pipës. Këshilli Bashkiak pak kohë më parë, ka votuar një zëri pro dhënies së këtij titulli për avokatin, i cili vdiq në birucat famëkeqe të ish-degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës kur nuk ishte më shumë se 31 vjeç. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtuesit më të lartë vendorë të Shkodrës, deputetë, si dhe shumë qytetarë të njohur, miq të familjes Pipa, përfaqësues të shoqatës së ish-të përndjekurve politikë etj. Kryetari i Bashkisë Lorenc Luka tha se: “Avokat Pipa ishte mbrojtës i fjalës së lirë, pjesë e një grupi intelektualësh të nderuar të asaj kohe, të cilët u bashkuan në lëvizjen antikomuniste”. r.d