Pi ilaçet e depresionit, vdes 26-vjeçari
KORÇE/ BERAT - Mbidoza e ilaçeve për depresion merr jetën e një 26-vjeçari, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë nga një tjetër ngjarje e ngjashme një 33-vjeçare.
Ngjarjet kanë ndodhur përkatësisht në Korçë dhe në Berat. Policia e Korçës tha se Olger Kovaçi, në kushtet e një depresioni të rëndë i dha fund jetës duke konsumuar të gjitha ilaçet që ai merrte për depresion. I riu është ngritur rreth orës 03:00 dhe u ka kërkuar ndihmë familjarëve të tij, duke u pohuar veprimin që kishte kryer. Ata e kanë çuar në spitalin e qytetit, por me gjithë ndihmën e marrë, ai nuk ka mundur të mbijetojë. E njëjta skemë ngjarjeje ka ndodhur edhe në Berat. Nëna e dy fëmijëve, Valbona Hima nga fshati Dronovicë është duke luftuar me jetën në spitalin e këtij qyteti. 33-vjeçarja është futur në dhomën e saj rreth orës 20:00 të dy netëve më parë dhe ka pirë të gjitha ilaçet, që ajo merrte për depresion. Më pas ajo u ka kërkuar ndihmë familjarëve të saj, të cilët e kanë çuar me urgjencë në spital. Mjekët thonë se gjendja e saj është e rëndë dhe nuk japin ende garanci për jetën. Në të dyja ngjarjet, policia pohon se viktimat e kanë kryer veprimin në kushtet e një depresioni të rëndë. j.gj./d.xh