Episod lufte mes dy Koreve, ndërkombëtarët, të alarmuar
Sulmi i Koresë së Veriut ndaj një ishulli afër kufirit të debatueshëm është bërë shkak që edhe Koreja e Jugur të përgjigjej me sulm. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Seulit, që menjëherë ka dërguar një skuadër të posaçme. Nga bombardimet kanë mbetur të vdekur dy ushtarë dhe dhjetra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të shumta kanë qenë shtëpitë e shkatërruara, ndërsa njerëzit janë strehuar në bunkierë. Korea e Jugut thotë se ushtria e Koresë së Veriut ka shkrepur rreth dyqind predha artilerie mbi një nga ishujt e saj duke goditur shtëpitë dhe duke shkaktuar zjarr dhe lëndime të ushtarëve dhe civilëve. Dëshmitarët në ishullin “Yeonpyeong” folën për shtëllunga tymi në rritje pas sulmit.
Ushtria e Koresë së Jugut u vendos në gjendje të lartë gadishmërie dhe zjarri është përshkruar si më të rëndin që prej përfundimit të luftës koreane gjysmë shekulli më parë. Incidenti ndodhi pasi përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-ve për Korenë e Veriut, Stiven Bosuorth, përjashtoi mundesinë e rifillimit të bisedimeve gjashtëpalëshe, ndërsa Koreja e Veriut vazhdon të punojë në një strukturë të re te pasurimit te uraniumit. Duke folur në Japoni, zoti Bosuorth tha se objektivi është zbuluar nga një shkencëtar amerikan, i cili vizitoi vendin si një mysafir i Korean i autoriteteve të Veriut. Zyrtarët e Koresë së Jugut thanë se 2 ushtarë u vranë dhe 12 u plagosën gjatë këtij shkëmbimi zjarri, një ndër më të rëndët mes dy palëve që nga Lufta e Koresë. Sipas njoftimeve të medias, disa shtëpi morën flakë dhe dy civilë u plagosën. Më tepër se 1,000 banorë të ishullit Jon-Pjong u evakuuan dhe u dërguan nëpër strehime. Presidenti Li Mjun Bak thirri një takim të ngutshëm të ministrave të sigurisë në përpjekje për të mos lejuar shkallëzimin e shkëmbimeve të artilerisë. Por qeveria e tij paralajmëroi se ushtria jugkoreane do të kundërpërgjigjet nëse sulmet vazhdojnë. Zyrtarët e Veriut thanë gjithashtu se do të vazhdojnë të ndërmarrin sulme ushtarake të pamëshirshme në rast veprimesh ushtarake në ato që ata i quajnë ujra të tyre territoriale. Banorët e Jon-Pjongut i thanë televizionit se në ishull ranë të paktën 50 predha, ndërsa një numër akoma më i madh ranë në det. Jugu tha se u kundërpërgjigj me rreth 80 të shtëna artilerie. Shkëmbimet e zjarrit ndodhin në një kohë kur tensionet janë rritur për shkak të pohimeve të Veriut se kanë një objekt të ri për pasurimin e uraniumit. Vetëm një muaj më parë, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Xhong Il shpalli të birin, Kim Xhong Un si pasues të tij.
Reagimet
Shtetet e Bashkuara janë shprehur të shqetësuara për incidentin e rëndë mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, por kanë përjashtuar mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake. “Është herët të flitet për aksione ushtarake, pas shkëmbimit të zjarrit mes dy vendeve”, është shprehur një zyrtar i lartë. Udhëheqja në Penian duhet të ndalojë menjëherë veprimet e saj agresive, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Ai theksoi se deri tani në këto ngjarje nuk është përfshirë asnjë ushtar amerikan. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ashtu si dhe homologu i tij gjerman Gudio Vestervelle iu bën thirrje palëve që të jenë të përmbajtura. Lavrovi theksoi se ngritja e tensioneve në siujdhesën koreane është e rrezikshme për stabilitetin ndërkombëtar.
Fyle: “Kosova dhe Haga, parakushte për Serbinë në BE”
Qasja konstruktive ndaj Kosovës dhe bashkëpunimi i plotë me Tribunalin e Hagës janë parakushte për Serbinë për integrim në BE. Kjo ka qenë porosia që komisari europian për Zgjerim, Stefan Fyle, ia ka përcjellë presidentit serb Boris Tadiç, gjatë takimit që e kanë pasur dje në Beograd. Fuele ka thënë përpjekjet e vendosura që dy të arratisurit të gjenden, të arrestohen dhe të dorëzohen, përbëjnë detyrimin ndërkombëtar të Serbisë dhe si e tillë bën pjesë në kriteret politike për hyrje në BE. Sipas tij, data e hyrjes së Serbisë në BE më së shumti varet nga vetë Serbia. “Është me rëndësi të madhe që Serbia të zhvillojë qasje konstruktive në raport me Kosovën, prandaj inkurajon përkushtimin e saj për dialog me Prishtinën”, ka thënë Fyle, I cili dje i ka dorëzuar pyetësorin me 2.483 pyetje Tadiçit. Pyetësori është i ngjashëm me atë që kanë marrë Mali i Zi e Shqipëria, me ndryshim të disa pyetjeve specifike për Serbinë dhe situatën e saj.
Shefi i EULEX-it, në Serbi, diskutime për Policinë dhe Doganat
Shefi i EULEX-it, Ksavier De Marnak, është takuar dje gjatë ditës në Beograd me një numër zyrtarësh, përfshirë ministrin e Financave, të Drejtësisë dhe të atë të Jashtëm. Çështjet e Doganave dhe Policisë do të jenë ndër temat kryesore të takimeve, konfirmuan burimet e EULEX-it. Të pyetur rreth mundësisë së përfshirjes së EULEX-it në bisedimet mes Prishtinës e Beogradit, zëdhënësi i këtij misioni për programin tonë përsëriti se “ky është një mision teknik” dhe përfshirja nuk mund të jetë veçse në nivel teknik. Dje ishte dita e dytë e vizitës në Beograd të shefit të misionit europian për rend e ligj në Kosovë. Të hënën De Marnak u takua me ministrin e Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq. Përmes një deklarate, Ministria e Brendshme e Serbisë ka theksuar se interes i Serbisë është që misioni i EULEX-it të jetë sa më i suksesshëm dhe të ndihmojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, duke vlerësuar pozitivisht të gjitha aktivitetet në luftimin e kriminalitetit. Kjo ishte vizita e parë zyrtare e shefit aktual të EULEX-it që nga ardhja në këtë post.
Kamboxhia
Vendi mban zi për viktimat
Kamboxhia ka mbajur zi për të paktën 378 persona të vrarë gjatë një rrëmuje të shkaktuar gjatë një festivali në kryeqytetin Pnom Pen. Kryeministri kamboxhian, Hun Sen, e shpalli ditë zie të enjten për rreth 350 viktimat që humbën jetën në një rrëmujë të shkaktuar në 'festivalin e ujit'. Njoftimi u bë ndërsa zyrtarët vazhdojnë procesin e identifikimit të viktimave të këtij incidenti, në të cilin ka edhe disa qindra të lënduar. Kryeministri premtoi një hetim të kësaj katastrofe, që ai e quajti më të rëndën në Kamboxhia që nga koha e Kmerëve të Kuq në vitet '70. Ai shtoi se qeveria do t'u paguajë familjeve të viktimave nga 1250 dollarë për të mbuluar shpenzimet e varrimit.
Bastisje antiterror në hapësirën kufitare Gjermani-Belgjikë-Holandë
Gjatë një aksioni bastisjeje anti-terror të koordinuar në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë janë arrestuar gjithsej dhjetë persona të dyshuar, pjesa më e madhe e tyre në Antëerpenin belg. Një nga të dyshuarit u kap në zonën e Aachen-it. Një zedhënëse e prokurorisë belge bëri të ditur në Bruksel se të arrestuarit kishin lidhje të dyshimta me rrjetet islamiste. Ata duhet të kenë planifikuar një sulm në Belgjikë dhe për këtë qëllim janë përpjekur të rekrutojnë në Çeki burra të tjerë për sulme të armatosura. Një tjetër akuzë ndaj tyre është se ata kanë dashur të hapnin burime të reja financiare për terrorizmin ndërkombëtar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brëndshme gjermane arrestimet nuk kanë të bëjnë fare me paralajmërimet aktuale për sulmet e mundshme terrroriste në Gjermani.
24 Nentor 2010