E Shtunë, 31 Tetor 2026

Episodi i Fundit për Unionin

Përfundimisht do të zhduket hoteli “Unioni”, objekti gërmadhë që ndodhet në qendër të Prishtinës. Ky është vendimi që ka marrë Komuna e kryeqytetit. Ekspertët komunalë kanë shpjeguar se 80 për qind e ndërtesës së djegur është shkatërruar dhe rinovimi është i pamundur.

Djegia e tij në gusht 2009 dhe kushtet atmosferike kanë bërë që ky objekt i ndërtuar në vitet ‘20 të mbetet më shumë si një grumbull dheu. Zyrtarët komunalë tash thonë se vlerat arkitektonike që “Unioni” ka pasur, tashmë nuk ekzistojnë. Muhamet Gashi, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, thotë se vendimi është marrë në mbledhjen e së martës të Këshillit të Drejtorëve.

“Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, pas konsultimeve me drejtorët e drejtorive dhe shqyrtimit të raportit nga Komisioni i ekspertëve të trashëgimisë kulturore në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, mori vendim për tërheqjen e lejes për rehabilitimin e objektit të ish-hotelit ‘Union’”, ka njoftuar Gashi.

Sipas tij, vendimi i kryetarit Mustafa është mbështetur në raportin e Komisionit të ekspertëve, të cilët kanë konstatuar se 80 për qind e kësaj ndërtese është shkatërruar.

Tash me këtë punë pritet të merret gjykata. Kështu së paku thotë Muhamet Gashi, zëdhënësi i Komunës. Sipas tij, mbështetur në Ligjin për trashëgiminë kulturore, Komuna do të fillojë proceduarat ligjore për të paditur në gjykatën kompetente, pronarin e këtij objekti për dëmtimin e ndërtesës dhe shkatërrimin e vlerave kulturore-arkitektonike dhe historike.

“Sa i përket hapësirës ku ka qenë i vendosur ky objekt, vendimi përfundimtar do të merret nga këshilltarët e Kuvendi të Komunës së Prishtinës, në mbledhjen e radhës”, sqaron Gashi.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›