Zharku fton turqit të investojnë

Ministri i Tregtisë dhe i Industrisë, Lutfi Zharku, priti një delegacion të afaristëve nga Turqia, të cilët ishin të interesuar për kushtet që ofron Kosova për investime.
Ai i ftoi ata për të investuar në Kosovë në shumë resorë. Delegacionin turk e përbënin përfaqësues të afarizmit të fushave të ndryshme prodhuese, të cilët shprehën interesimin e tyre për të parë më për së afërmi mundësitë që ofron Kosova për investime në sektorët që ata kanë mundësi të investojnë.
Ministri Zharku i njoftoi afaristët nga Turqia rreth klimës së favorshme për investime që ka krijuar tanimë Kosova, si dhe rreth zhvillimeve ekonomike në përgjithësi. Sipas Zharkut, rritja ekonomike e Kosovës është më e madhja në rajon dhe se vendi është duke ecur me ritme të shpejta në zhvillimet ekonomike. "Prandaj ky është një inkurajim për të investuar në Kosovë. Kosova tanimë po shikohet nga investitorët e huaj si një treg potencial rajonal. Janë krijuar kushte të favorshme për investime në fusha të ndryshme prodhuese, ku prodhimet tona mund të eksportohet të tregun e Bashkimit Evropian. Kosova është anëtare e Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë, CEFTA. Kosova që nga viti 2000 gëzon preferenciale tregtare me BE-në. Ndërsa me SHBA-në, që nga 2008, është përfshirë në sistemin gjeneral të preferencave tregtare. Mbi 4500 produkte kosovare mund të eksportohen për në SHBA, pa doganë. Sistemi financiar dhe bankar është i qëndrueshëm", theksoi ministri Zharku.
Sektori i ndërtimtarisë, sektori i minierave dhe mineraleve, sektori i bujqësisë, si dhe sektori i teknologjisë informative janë ndër fushat më atraktive për të investuar në Kosovë. Marrëdhëniet e mira në mes të dy popujve dhe një traditë e hershme e bashkëpunimit afarist do të jenë përparësi të rëndësishme për afaristët turq për të investuar në Kosovë.