Epoka e Interit ka marrë fund

Drejtori Luis Figo ka pranuar se epoka e Interit ka përfunduar dhe se skuadrës i mungon Liga e Kampionëve.
Por, ata janë duke punuar për t’u rikthyer sa më parë në garën elite të klubeve evropiane. Nerazzurrët kaluan një periudhë të dominimit në futbollin italian me pesë tituj të njëpasnjëshëm (një të dorëzuar si rezultat i skandalit Calciopoli), por përfunduan të gjashtët në edicionin e fundit.
“Epoka e Interit ka marrë fund, por klubi është duke punuar për ndërtimin e një skuadre fituese. Është e vërtetë se na mungon shumë Liga e Kampionëve, por do të mundohemi të kthehemi sa më parë në të”, u shpreh Figo për Sky Sport Italia.