E Diel, 1 Nëntor 2026

Epoke e re ne Dogana, drejtori Pema: Do te permiresoj planin

Pasi ka lene ne paqe postin te cilin e ka mbajtur per rreth tre vjet e gjysme, ish-drejtori i Doganave, Perparim Dervishi tha se ndryshimet sjellin rezultate, duke shtuar se ne dogana ishte ndermarre reforma, por ne 2009 nisi te ndihej kriza ekonomike, gje qe veshtiresoi punen. Te merkuren ne mbremje, Ministria e Financave dhe kryeministri e shkarkuan Dervishin dhe ne vend te tij emeruan, Endri Pemen, i cili ka nje pervoje doganore ne kurikulumin e tij. Pema eshte prezantuar ne krye te institucioit te doganave nga zv/ministri i Financave, Florion Mima. Vendimin e shkarkimit te djeshem, Mima e ka motivuar me faktin e renies se te ardhurve nga doganat. Gjate prezantimit te drejtorit te ri te Doganave, ai ka kerkuar qe doganat duhet te kene marredhenie me te mira me biznesin. Ndersa drejtori i sapo emeruar Pema, ka kerkuar masa te rrepta ne kete drejtim. "Targeti im, do te jete rritja performances. Kerkoj me shume pune nga punonjesit", tha Pema gjate prezantimit para stafit . Pak dite me pare nendrejtori aktual i Doganave, Bujar Vukaj kishte pohuar per gazeten "Koha Jone" se, kohet fundit disa biznese kishin rritur tendencen per te ushtruar kontrabanden, duke i besuar nje tradite te vjeter se ne prag zgjedhjesh elektorale administrata doganore shkrehet. Pikerisht per t'i dhene pergjigje ketij fenomeni kane nisur ne mase, masat administrative ndaj doganiereve dhe subjekteve te biznesit qe ushtojne kontrabanden. Po keshtu shkak per ndryshimet ne dogana dhe shtimin e intensitetit te punes me ndryshimet e reja eshte bere edhe renia e te ardhurave doganore me rreth 30 milione euro ne tremujorin e pare te vitit 2009.

Tendenca

Nendrejtori aktual i Doganave, Bujar Vukaj ka pohuar se, kohet fundit disa biznese dhe punonjes doganore kishin rritur tendencen per te ushtruar kontrabanden, duke i besuar nje tradite te vjeter se ne prag zgjedhjesh elektorale, administrata doganore shkrehet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›