E Diel, 1 Nëntor 2026

Epopeja e UÇK-sëPacolli: Prekazi i dhavulën pavarësisë

PRISHTINE- Në orët e para të ditës së dytë të manifestimeve “Epopeja e UÇK-së”, Prekazi sërish bashkoi zyrtarët më të lartë të vendit, të cilët bënë homazhe në përkujtim e nderim të sakrificës së familjes ikonë të çlirimit të Kosovës, familjen Jashari.

Presidenti Behxhet Pacolli tha se në Prekaz u vulos pavarësia e Kosovës. Ai shtoi se Prekazi është bërë vendi që i bashkon të gjithë qytetarët nga Kosova.

Më pas, në Teatrin Kombëtar në Prishtinë u mbajt edhe një akademi solemne, ku morën pjesë udhëheqësit kosovarë, përfaqësues të familjes Jashari si dhe figura nga jeta publike e akademike.

Duke folur në emër të familjes Jashari, Bekim Jashari u bëri thirrje përfaqësuesve politikë të Kosovës që t’i lënë anash ndasitë e përçarjet dhe të unifikohen për të çuar përpara zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Manifestimi “Epopeja e UÇK-së”, që shënohet në 13-vjetorin e rënies së komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, filloi të shtunën në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa do të përmbyllet të hënën me ”Natën e Zjarreve”, që do të mbahet në Prekaz.
(s.g/europaelire/kohaditore/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›